Tiranasit dhe vlonjatët, më të pasurit! Deri në 3500 euro depozita për frymë, Lezha në vend të fundit

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të Shqipërisë janë më të pasura, e cilat më pak të pasura. Për të arritur në një përfundim të qartë janë marrë në analizë vetëm depozitat e individëve, si në lek, ashtu edhe në valutë, gjatë muajit tetor, dhe janë krahasuar me popullsinë e atij qarku. Banka e Shqipërisë raporton të dhënat vetëm për 8 qarqe, ndërkohë që mungojnë: Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Berati, të cilat kanë një popullsi relativisht të vogël. Nga përpunimi i këtyre të dhënave, rezultoi se, Tirana mban vendin e parë me më shumë depozita për frymë, plot 431 mijë lekë, ose 3493 euro për frymë. Në vend të dytë ndërkohë me një diferencë jo fort drastike me kryeqytetin dhe jo nën presionin e vendit të 3-të, ndjekin vlonjatët, me 2985 euro depozita për frymë. Durrësi ndërkohë mbyll “podiumin”, me 2256 euro për frymë. Në vend të fundit të renditjes ndërkohë, gjejmë qytetarët e qarkut të Lezhës, me vetëm 1315 euro depozita për frymë, ose rreth 2.65 herë më pak se kryqytetasit që mbajnë vendin e parë, si më të pasurit e republikës.
Ç
Sondazh

Pandemia, më pak e dëmshme për “Nënë Terezën”. Rënia e tretë më e ulët në Europë në numër të fluturimesh gjatë krizës
Me një mesatare rënie mujore vjetore, pra karahasuar me një vit më parë, Shqipëria rezulton të jetë vendi me humbjet e treta më të ulta në Europë transportin......

Kursimet e shqiptarëve. Me pandeminë, shifra më e lartë që prej 2012-ës, Gushti muaji me më shumë kursime
Depozitat e shqiptarëve në sistemin bankar kanë prekur vlerën e 1 trilionë e 81 miliardë lekëve, ç`ka përkthehet në rreth 8.74 mld euro. Të dhënat i referohen......

Sa ka ndikuar hapja e shkollave në përhapjen e infeksionit në Shqipëri? “Flasin” shifrat, janë rritur me 55% rastet ditore
Hapja e shkollave, atyre 9-vjeçare dhe gjimnazeve, pavarësisht se nën një protokoll strikt të masave mbrojtëse, është vlerësuar vazhdimisht, si nga ekspertë......

Rriten sigurimet e pronës dhe sëmundjeve. Tërmeti dhe pandemia nxisin trendin, rënie e ndjeshme e siguracioneve motorike
Treguesit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) sa i përket ecurisë së tregut të sigurimeve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti,......

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare në 36,800 lekë
Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që......

Sa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë
Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë......

Sa “kushton” një fëmijë? Rreth 22 mijë lekë në muaj konsum shtesë, në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan “vetëm” 9 mijë
Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi,......

Rritje rekord e parasë jashtë sistemit. Gjatë 2020-ës, 18.2% më shumë, e paprecedentë që prej 2008-ës
Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë vitit 2020. Në dhjetor të vitit të kaluar, ky......