Rriten sigurimet e pronës dhe sëmundjeve. Tërmeti dhe pandemia nxisin trendin, rënie e ndjeshme e siguracioneve motorike

Treguesit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) sa i përket ecurisë së tregut të sigurimeve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, sinjalizojnë një rënie prej 28.93% të kontratave në total këtë vit si dhe një rënie me 5.43% të primeve të shkruara bruto, të cilat aktualisht fiksohen në rreth 13.5 mld lekë, çka përkthehet në rreth 108 mln euro, në rënie me diçka më shumë se 6 mln euro krahasuar me të njëjtën periduhë të 2019-ës.
Sigurimet e jo-jetës zënë pjesën dërrmuese të portofolit të sigurimeve të shqiptarëve, ndërkohë që kanë rritur edhe më tej peshën e tyre, për të kaluar normën e 93%. Është pikërisht ky segment i tregut të sigurimeve që ka nxitur edhe rënien më të madhe këtë vit, në masën 83%, paçka se disa segmente, regjistrojnë rritje. Më saktësisht, rënia gjatë këtij viti e primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve, në masën 74%, është “financuar” nga rënia e ndjeshme e sigurimit të të mjeteve motorike. Ky zë ka pësuar një rënie me 6.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë sa i përket primeve të shkruara bruto. Kjo rënie e ndjeshme duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe goditjes së madhe që i ka dhënë sektorit të transportit.
Por, ajo që bie në sy nga të dhënat e AMF është fakti se dy prej segmentëve të jo-jetës, që lidhen drejtpërdrejtë me dy goditjet që ka pësuar vendi, regjistrojnë rritje; sigurimi i pronës ndaj fenomeneve natyrore, si dhe sigurimi i sëmundjeve. Sigurimi i pronës ndaj fenomeneve natyrore, ku përfshihet edhe tërmeti, ka regjistruar një rritje prej 18.77% gjatë janar-tetorit të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, për të prekur shifrën e 1.12 mld lekëve sigurime, ose rreth 9 mln euro. Sigurimi i sëmundjeve ndërkohë është rritur me 14.22%, për një vlerë prej 615 mln lekësh, ose rreth 5 mln euro.
Sigurimi i pronës ndaj fatkeqësive natyrore është segmenti i dytë me më shumë peshë në portofolin e sigurimeve të jo-jetës, ndërsa ai ndaj sëmundjeve zë vendin e 5-t, pas atyre të mjeteve motorike, që njihen ndryshe si siguracionet kasko dhe përgjegjësive civile.
Pavarësisht tendencës në rritje për t`u siguruar ndaj sëmundjeve, shifrat flasin për nëj tkurrje të segmentit të sigurimeve të jetës, të cilat lidhen gjithashtu me pandeminë. Rënia e këtij segmenti në terma të primeve të shkruara bruto, fiksohet në masën 6.68%, tregojnë të dhënat zyrtare nga AMF.
Sondazh

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare në 36,800 lekë
Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që......

Sa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë
Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë......

Sa “kushton” një fëmijë? Rreth 22 mijë lekë në muaj konsum shtesë, në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan “vetëm” 9 mijë
Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi,......

Rritje rekord e parasë jashtë sistemit. Gjatë 2020-ës, 18.2% më shumë, e paprecedentë që prej 2008-ës
Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë vitit 2020. Në dhjetor të vitit të kaluar, ky......

Zbulohet bilanci i parë i 2020-ës, PBB ra me 6.37%, recesioni i parë që prej 1997-ës, borxhi në 77.8% të PBB-së, rekord historik
Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket treguesve kryesorë të borxhit gjatë vitit të kaluar japin për herë të parë edhe......

Tregtia elektronike, 38.2% të saj e zë akomodimi dhe aktivitetetet e shërbimit të ushqimit
Nga "Scan Intelligence Unit" Ndërmarrjet po bëhen më të shëndetshme në aspektin teknologjik dhe zhvillimit të tregtisë elektronike, tregojnë shifrat më të......

Pandemia nuk e shmangu dot cash-in! Pagesat me kartë dhe homebanking rriten me hap më të ngadaltë se vitet e kaluara
Nga "Scan Intelligence Unit" Numri i transaksioneve nëpër pikat POS me kartë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 5.8 milionë gjatë vitit të kaluar, nga......

Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën
Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër......