Zbulohet bilanci i parë i 2020-ës, PBB ra me 6.37%, recesioni i parë që prej 1997-ës, borxhi në 77.8% të PBB-së, rekord historik

Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket treguesve kryesorë të borxhit gjatë vitit të kaluar japin për herë të parë edhe shifrat për Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë. Nga këto të dhëna rezulton se Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë vitit 2020 ka qenë në 1.57 trilionë lekë, nga rreth 1.68 trilionë lekë që ishte gjatë vitit paraardhës. Kjo shifër tregon se rënia ekonomike gjatë vitit të kaluar ka qenë në masën 6.37%, sipas vlerësimeve paraprake. Shifra përbën recesionin e parë të ekonomisë shqiptare që prej vitit 1997, kur norma e rënies vlerësohej mbi 10%.
Ky vlerësim, i pari zyrtar nga qeveria shqiptare për vitin e kaluar, është në linjë me vlerësimet më të fundit të disa prej institucioneve kryesore ndërkombëtare. Banka Botërore e vlerësonte në fillim të janarit recesionin e ekonomisë shqiptare gjatë 2020-ës, në -6.8%. Ndërkohë, Moody`s vetëm pak ditë më parë, fliste për një normë rënie në -5.8%. Nga ana tjetër, ky vlerësim rezulton të jetë ndjeshëm më i zbutur se ai i disa institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që fliste për një normë prej -9%, në rastin më të mirë, dhe deri në -12% në sipas skenarit më të keq.
Borxhi publik ka arritur në 77.8% të PBB në 2020, rekord historik
Norma e borxhit publik gjatë vitit të kaluar është ngjitur në 77.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë shifrat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Në total, borxhi publik i Shqipërisë u ngjit në 1.22 trilionë lekë gjatë vitit 2020, nga rreth 1.11 trilionë lekë që ishte gjatë vitit paraardhës, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Gjatë vitit paraardhës, pra para krizës së shkaktuar nga pandemia, apo edhe tërmeti që goditi vendin në nëntor të 2019-ës, norma e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto fiksohej në 66.2%. Pra, në harkun e një viti, norma e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është rritur me 11.6 pikë përqindje, sinjalizojnë shifrat zyrtare të përa publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Norma prej 77.8% është më e larta e regjistruar ndonjëherë për financat shqiptare, edhe përtej nivelit rekord të prekur në vitin 2015, kur fiksohej në rreth 72.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në terma absolut, borxhi publik gjatë vitit të kaluar është rritur me rreth 111 miliardë lekë, ose rreth 895 milionë euro. Këto shifra, pra kapërcimi i borxhit publik me rreth 11 pikë përqindje, ose me rreth 900 milionë euro, ilustron më së miri impaktin e krizës në ekonominë shqiptare, dhe sidomos në financat e vendit.
Pjesën më të madhe të borxhit, rreth 52.6% e zë borxhi i brendshëm, dhe 47.4%, borxhi i jashtëm i qeverisë. Borxhi i jashtëm rezulton të jetë rritur me një hap lehtë më të lartë se borxhi i brendshëm i qeverisë.
Sondazh

Tregtia elektronike, 38.2% të saj e zë akomodimi dhe aktivitetetet e shërbimit të ushqimit
Nga "Scan Intelligence Unit" Ndërmarrjet po bëhen më të shëndetshme në aspektin teknologjik dhe zhvillimit të tregtisë elektronike, tregojnë shifrat më të......

Pandemia nuk e shmangu dot cash-in! Pagesat me kartë dhe homebanking rriten me hap më të ngadaltë se vitet e kaluara
Nga "Scan Intelligence Unit" Numri i transaksioneve nëpër pikat POS me kartë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 5.8 milionë gjatë vitit të kaluar, nga......

Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën
Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër......

Data Room
E enjte, 20:30

“9.7 mln vizitorë të huaj deri në shtator” - Turizmi, Balluku: Projekte infrastrukturore dhe energjetike. Gati strategjia e re
Ola Mitre / SCAN Sezoni turistik i këtij viti u mbyll me 9.7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator”. Gjatë aktivitetit të zhvilluar për......

Boeing do të mbyllë 17.000 vende pune - Kompania do të reduktojë 10% të stafit për të përballuar sfidat e brendshme
Kristi Ceta/SCAN Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda......

Trashëgimnia historike e kulturore si një atraksion turistik - Blendi Gonxhja: Boom-i i turizmit kulturor mbështetje për ekonominë
Rritjen e vizitorëve në sitet arkeologjike, kulturore por edhe numrin në rritje të aktiviteteve kulturore ministry I ekonomisë dhe Kulturës Belndi Gonxhja......

FMN: Turqia duhet të vazhdojë politikën e shtrënguar monetare deri në objektivin e inflacionit!
Edel Strazimiri / SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për vazhdimin e politikës monetare të shtrënguar, të drejtuar nga të dhënat në Turqi,......