Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën

Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër njerëzit më të suksesshëm të globit sot, por padiskutim që për Elon Musk mund të shkruhen manuale të tëra se si të jesh i suksesshëm. Në një vit, përgjatë 2020-ës, për më tepër viti i pandemisë, Elon Musk rriti me 128.9 miliardë dollarë pasurinë e tij, çka përkthehet në 353 milionë dollarë në ditë, ose 245 mijë dollarë në minutë, edhe në gjumë. Në punë efektike, sipas “modelit” Musk, fitimet e tij në minutë llogariten në 344 mijë dollarë. A e dini sa kohë ju duhen juve për të fituar aq sa Musk fiton në një minutë? Plot 40 vite! “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e fitimit të Elon Musk përgjatë vitit të kaluar, duke i kryqëzuar ato me pagën mesatare të një shqiptari, bruto, si dhe me ato të të gjitha shteteve të tjera europiane. Një shqiptar mesatar fiton rreth 511 dollarë në muaj, sipas të dhënave zyrtare të pagës mesatare bruto në vend për vitin 2020. Kjo përkthehet në 0.0116 dollarë në minutë, jo në orë pune, por të shtrira në çdo sekondë të jetës tuaj. Sipas “modelit” Musk, një shqiptar mesatar fiton rreth 0.0164 dollarë në minutë. Më poshtë do të shpjegojmë edhe çfarë është modeli Musk. Por ndërkohë që një shqiptari mesatar i duhen plot 40 vite për të fituar atë që Musk arrin të fitojë në një minutë, sa i duhet europianëve të tjerë? “Scan Intelligence Unit” ka përpiluar një listë me renditjen e vendeve të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në rajon, shqiptarët janë të parët, për numrin e viteve që duhet të punojnë për të arritur standardin Musk të një minuti. Në Europë ndërkohë, më pak vite i duhen një zviceriani mesatar, “vetëm” 2.8 vite. Një serbi mesatar i duhen 24 vite, një italiani, 6.9 vite, dhe një gjermani, 4.2 vite punë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Data Room
E enjte, 20:30

“9.7 mln vizitorë të huaj deri në shtator” - Turizmi, Balluku: Projekte infrastrukturore dhe energjetike. Gati strategjia e re
Ola Mitre / SCAN Sezoni turistik i këtij viti u mbyll me 9.7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator”. Gjatë aktivitetit të zhvilluar për......

Boeing do të mbyllë 17.000 vende pune - Kompania do të reduktojë 10% të stafit për të përballuar sfidat e brendshme
Kristi Ceta/SCAN Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda......

Trashëgimnia historike e kulturore si një atraksion turistik - Blendi Gonxhja: Boom-i i turizmit kulturor mbështetje për ekonominë
Rritjen e vizitorëve në sitet arkeologjike, kulturore por edhe numrin në rritje të aktiviteteve kulturore ministry I ekonomisë dhe Kulturës Belndi Gonxhja......

FMN: Turqia duhet të vazhdojë politikën e shtrënguar monetare deri në objektivin e inflacionit!
Edel Strazimiri / SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për vazhdimin e politikës monetare të shtrënguar, të drejtuar nga të dhënat në Turqi,......

Rezerva Federale mund të ketë arritur pothuajse objektivin e saj të inflacionit prej 2%!
Edel Strazimiri / SCAN Të dhënat e inflacionit të kësaj jave dhanë më shumë prova se Rezerva Federale po i afrohet objektivit të saj, e freskët pas......

Investimi marramendës i Arabisë Saudite – Akordon mbi 5 miliardë dollarë për projekte të gjelbra!
Edel Strazimiri / SCAN Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) ka ndarë 5.2 miliardë dollarë nga 8.5 miliardë dollarë të mbledhura përmes......

Shpenzimet: Sa duhet të kushtojë realisht ajo që hamë?
Edel Strazimiri / SCAN Mbushja e karrocës së supermarketit sigurisht që nuk është e lirë: po sikur t'ju themi se, për të pasqyruar ndikimin që kanë në......