Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2024, 13:33

“9.7 mln vizitorë të huaj deri në shtator” - Turizmi, Balluku: Projekte infrastrukturore dhe energjetike. Gati strategjia e re

Nga SCAN TV
“9.7 mln vizitorë të huaj deri në shtator” - Turizmi,

Ola Mitre / SCAN

 

Sezoni turistik i këtij viti u mbyll me 9.7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator”. Gjatë aktivitetit të zhvilluar për analizën e sezonin veror 2024 dhe prezantimin e Strategjisë së re Kombëtare të Turizmit nën vizionin e Shqipërisë turistike 2030, ministrja Mirela Kumbaro tha se Shqipëria ka arritur të konsolidojë një ofertë turistike të shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin.

“Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milionë vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agorturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030”, - tha Kumbaro.

Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturuës dhe Energjisë Belinda Balluku u ndal te projektet infrastrukturore dhe energjetike, në funksion të mbështetjes së turizmit, duke theksuar se trafiku në akset e reja të hapura gjatë këtij viti tejkaloi pritshmëritë.

Në funksion të cilësisë së ujërave larës, sipas Ballukut 250 subjekte zëvendësuan gropat septike me impiante të trajtimit të ujërave të ndotur, sipas detyrimeve të Aktit Normativ të Qeverisë. Ndërkohë që, vitin që vjen investimet në rrugë dhe energji përveç vazhdimit të rrugës së Bregut nw jug tw vendit do të fokusohen edhe në zonat malore ku ka një interes të shtuar nga vizitorët. Po ashtu, për të aksesuar veriun e vendit pritet të hapet gara për aksin Milot – Balldren.

Sa i takon strategjisë së re të Turizmit 2024 – 2030 u bë me dije se ajo mbështetet në gjashtë shtylla kryesore.

“Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik”, - tha Kumbaro. 

Po ashtu, strategjia projekton krijimin, përmirësimin dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat