Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj. Në vitin 2025 dorëzojmë aeroportin e Vlorës!

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8’250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë.
Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.
Duke folur për flukset e regjistruara në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Balluku theksoi se kemi pasur një rritje eksponenciale nga viti në vit për të arritur rritjen me 53.7% në 9-mujorin e parë të këtij viti.
Po ashtu, Balluku theksoi se për të njëjtën periudhë, në aeroportin e Rinasit u përpunuan 53 320 avionë ose 44.5% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Balluku tha se parashikimet për numrin e pasagjerëve deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, ndërsa shprehu bindjen se edhe kjo shifër do të tejkalohet.
“Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë”, shtoi ajo.
Po ashtu, Balluku theksoi se ka pasur rritje të numrit të destinacioneve të reja nga 109 destinacione të reja në drejtim të Europës në vitin 2023, këtë vit ka pasur 136 destinacione të reja.
“Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportët më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha Balluku.
Sondazh

Tregu i materialeve të ndërtimit, në pozita të pabarabarta - Bizneset: Ka boshllëqe në legjislacion, jemi shumë larg standardeve evropiane
Ledina Elezi/SCAN Ndërkohë që Shqipëria ka ligje ekzistuese që rregullojnë produktet e ndërtimit, ato nuk përputhen plotësisht me standardet......

Shqipëria, një hap më afër Bashkimit Europian - Hapen negociatat/ Nga kriteret ekonomike tek kontrolli financiar, çfarë përmban kapitulli i parë
Më 15 Tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë, ditë kur do të mbahet edhe konferenca e dytë......

Suki, 70 mln USD për asistentë të “IA” në shëndetësi - Startup-i planifikon të përdorë financimin për zhvillimin e produktit inovativ
Kristi Ceta/SCAN Suki, një startup që synon të ndërtojë asistentë të inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor, ka mbledhur 70 milionë dollarë......

Tesla prezanton “Robotaksinë” - Musk zbuloi makinën autonome pa timon, që përdor “IA” për të udhëtuar
Kristi Ceta/SCAN CEO i Tesla-s Elon Musk prezantoi robotaksinë e shumëpritur, një makinë pa timon apo pedale. Musk shkoi në skenë me një "Cybercab" që......

Verona teston sensorët “inteligjentë” - Projekti synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të reduktojë ndotjen
Kristi Ceta/SCAN Qyteti i Veronës në Itali po teston teknologjinë e sensorëve inteligjentë për të lehtësuar bllokimin e trafikut dhe për të përmirësuar......

Sa para’ ka mbledhur KPP në 8 muaj nga tenderat? - Në 8 muaj u arkëtuan 91.5 milionë lekë garanci për procedurat e prokurimit
Diamila Leka/ Scan Referuar të dhënave të Buletinit Mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, në periudhën 8 mujore janar- gusht të këtij viti,......

AKPA: 5200 vende të lira pune për qytetarët në të gjithë Shqipërinë - Tregu i punës, nevojë për fuqi punëtore
Ernilda Luzi/ Scan Portali Kombëtar i Punësimit, nëpërmjet një njoftimi të publikuar ka bërë me dije se janë të shpallura 5200 vende të lira......

Sa të rinj të papunë u “sistemuan” në treg? - Rritet me 33% numri i grave dhe vajzave të ndërmjetësuara
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i të papunëve kryesisht të rinj dhe grupe vulnerabël që kanë arritur të punësohen, ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave......