Europa Postuar më 12 Tetor 2024, 11:40

Verona teston sensorët “inteligjentë” - Projekti synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të reduktojë ndotjen

Nga SCAN TV
Verona teston sensorët “inteligjentë” - Projekti synon

Kristi Ceta/SCAN

 

Qyteti i Veronës në Itali po teston teknologjinë e sensorëve inteligjentë për të lehtësuar bllokimin e trafikut dhe për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Aktualisht në provë në Porta Nuova, sistemi mbledh dhe transmeton të dhënat e trafikut në një qendër operacionesh të mbështetur nga serverët lokalë. Porta Nuova është një kryqëzim i ngarkuar me pesë korsi hyrëse dhe gjashtë dalje që e drejtojnë trafikun në rrugët kryesore, duke përfshirë autostradat për në Milano dhe Venecia.

Sistemi mund të ofrojë njohuri të reja për menaxhimin e trafikut të qytetit që ndihmon në marrjen e vendimeve të bazuara në të dhëna. Informacionet e mbledhura, për shembull, mund të përdoren për të ndihmuar në kontrollin e semaforëve.

Startup-i Koresë së Jugut për sensorët, Bitsensing, thotë se teknologjia e radarit me valë milimetrike lejon sistemin TIMOS të sigurojë monitorim të saktë në kohë reale në çdo mjedis. Kjo strukturë me 120 sensorë është instaluar më parë në një autostradë në Korenë e Jugut, e cila shpesh preket nga mjegulla e dendur, njw situatw që mund të çojë në aksidente të rrezikshme.

TIMOS përpunon të gjitha të dhënat e mbledhura nga brenda pa kompjuterë ose pajisje shtesë. Çdo sensor ka një kamerë radar dhe GPU dhe përdor inteligjencën artificiale për menaxhimin gjithëpërfshirës të trafikut. Në qershor, dhjetë sensorë u instaluan në Porta Nuova.

Sipas Bitsensing, TIMOS mund të zbulojë llojet e automjeteve, shpejtësinë mesatare dhe madje të llogarisë kohën e parashikuar të mbërritjes së automjeteve në zonën e përcaktuar. Ai gjithashtu mund të monitorojë shkeljet e trafikut, të tilla si shpejtësia, ndryshimet e korsisë, drejtimi i gabuar, ecja në rrugë dhe ndalesat e paautorizuara, duke gjurmuar objektet individualisht.

Bashkia e Veronës thotë se ky projekt është në përputhje me planin e tranzicionit ekologjik që synon uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video