Boeing do të mbyllë 17.000 vende pune - Kompania do të reduktojë 10% të stafit për të përballuar sfidat e brendshme

Kristi Ceta/SCAN
Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shtyjë fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda biznesit.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Kelly Ortberg, ka thënë përmes një emaili drejtuar stafit se, pozitat e “shefave, menaxherëve dhe punëtorëve”, janë në rrezik.
Punonjësit janë paralajmëruar për humbjet në fushën e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, dhe që është shtyrë data e dorëzimit të aeroplanëve të llojit 777X.
Këto lajme vijnë teksa biznesi përballet me grevë të punëtorëve, si dhe shqetësime në rritje për kualitetin e aeroplanëve.
Ortberg ka thënë se kompania do të reduktojë 10 për qind të vendeve të punës në “muajt vijues”. “Faza në të cilën është biznesi dhe rimëkëmbja jonë në të ardhmen, na detyron të marrim vendime të vështira”, ka thënë Ortberg.
Një grevë e madhe, e cila ka zgjatur për një muaj në Boeing, është bërë gjithmonë e më e diskutueshme, pasi rreth 33.000 punëtorë kanë kërkuar paga më të mira.
Ndërkohë, agjencia për vlerësime kreditore S&P e ka futur Boeing-un në një grup që sinjalizon se vlera e aeroplanëve mund të zvogëlohet, nëse greva vazhdon.
Kompania është duke u përballur me kritika kohët e fundit, pas një incidenti në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes.
Askush nuk është lënduar, mirëpo shefi i atëhershëm i kompanisë, Dave Calhoun, ka thënë se kompania “e pranon gabimin e bërë”.
Sondazh

Trashëgimnia historike e kulturore si një atraksion turistik - Blendi Gonxhja: Boom-i i turizmit kulturor mbështetje për ekonominë
Rritjen e vizitorëve në sitet arkeologjike, kulturore por edhe numrin në rritje të aktiviteteve kulturore ministry I ekonomisë dhe Kulturës Belndi Gonxhja......

FMN: Turqia duhet të vazhdojë politikën e shtrënguar monetare deri në objektivin e inflacionit!
Edel Strazimiri / SCAN Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për vazhdimin e politikës monetare të shtrënguar, të drejtuar nga të dhënat në Turqi,......

Rezerva Federale mund të ketë arritur pothuajse objektivin e saj të inflacionit prej 2%!
Edel Strazimiri / SCAN Të dhënat e inflacionit të kësaj jave dhanë më shumë prova se Rezerva Federale po i afrohet objektivit të saj, e freskët pas......

Investimi marramendës i Arabisë Saudite – Akordon mbi 5 miliardë dollarë për projekte të gjelbra!
Edel Strazimiri / SCAN Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) ka ndarë 5.2 miliardë dollarë nga 8.5 miliardë dollarë të mbledhura përmes......

Shpenzimet: Sa duhet të kushtojë realisht ajo që hamë?
Edel Strazimiri / SCAN Mbushja e karrocës së supermarketit sigurisht që nuk është e lirë: po sikur t'ju themi se, për të pasqyruar ndikimin që kanë në......

Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj. Në vitin 2025 dorëzojmë aeroportin e Vlorës!
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin......

Tregu i materialeve të ndërtimit, në pozita të pabarabarta - Bizneset: Ka boshllëqe në legjislacion, jemi shumë larg standardeve evropiane
Ledina Elezi/SCAN Ndërkohë që Shqipëria ka ligje ekzistuese që rregullojnë produktet e ndërtimit, ato nuk përputhen plotësisht me standardet......

Shqipëria, një hap më afër Bashkimit Europian - Hapen negociatat/ Nga kriteret ekonomike tek kontrolli financiar, çfarë përmban kapitulli i parë
Më 15 Tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë, ditë kur do të mbahet edhe konferenca e dytë......