Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare në 36,800 lekë

Pavarësisht çmimit me të cilin shitet në treg, në çdo cep të Shqipërisë qoftë, një metër katror shtëpi banimi, private apo rezidencë, ka një kosto mesatare, që në tremujorin e tretë të këtij viti fiksohet në 36.864 lekë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (Instat), të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se, kosto e ndërtimit të një ndërtese për banesë, mesatarisht, në vendin tonë fikaohet në rreth 36 mijë lekë lekë, bazuar në atë që kanë deklaruar vetë ndërtuesit në aplikimin për lejen e ndërtimit. Vlera është një mesatare kombëtare vetëm për ndërtesat për qëllim banimi. Kjo shifër regjistron një rritje të ndjeshme krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, kur fiksohej në rreth 33.200 lekë për metër katror. Pra, rritja është në masën 10.7%. Po ndër vite si ka qenë ecuria e kostos së një metri katror ndërtim rezidencial në vendin tonë? Në analizë janë marrë të dhënat që prej tremujorit të parë të vitit 2017, kur edhe Instat ka filluar publikimin e të dhënave në lidhje me lejet e ndërtimit. Pikërisht tremujori i parë i vitit 2017 nuk është marrë parasysh në grafik pasi me shumë gjasa kemi të bëjmë me një lapsus në raportimin e të dhënave dhe publikimin e tyre nga ana e Institutit të Statistikave (vlera për metër katror rezulton në 131 mijë lekë). Grafiku e tregon qartë se, tremujori i tretë i këtij viti regjistron vlerën e tretë më të lartë që prej tremujorit të dytë dhe të katërt të vitit 2019, sa i përket kostos së një metri katror ndërtim të ri për banim.
Shifrat sinjalizojnë gjithashtu se në kategorinë e ndërtesave për banim, ato ndërtesa me 3 kate e sipër, që në pjesën dërrmuese i referohen pallateve, ka një kosto ndërtimi për metër katror ne 36,349 lekë, ndërkohë që rritet ndjeshëm për banesat me vetëm 2 kate.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se, kosto e një metri katror ndërtim biznesi, që mund të jetë hotel, qendër tregtare, godinë tregatre apo shërbimesh, etj, fiskohej në 35,109 lekë për metër katror, pra lehtë më pak se ndërtesat për banim.
Sondazh

Sa vlen puna në Shqipëri? Me 19 minuta blen një bukë, me 500 orë, 1 metër katror banesë në Tiranë
Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë......

Sa “kushton” një fëmijë? Rreth 22 mijë lekë në muaj konsum shtesë, në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan “vetëm” 9 mijë
Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi,......

Rritje rekord e parasë jashtë sistemit. Gjatë 2020-ës, 18.2% më shumë, e paprecedentë që prej 2008-ës
Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë vitit 2020. Në dhjetor të vitit të kaluar, ky......

Zbulohet bilanci i parë i 2020-ës, PBB ra me 6.37%, recesioni i parë që prej 1997-ës, borxhi në 77.8% të PBB-së, rekord historik
Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë sa i përket treguesve kryesorë të borxhit gjatë vitit të kaluar japin për herë të parë edhe......

Tregtia elektronike, 38.2% të saj e zë akomodimi dhe aktivitetetet e shërbimit të ushqimit
Nga "Scan Intelligence Unit" Ndërmarrjet po bëhen më të shëndetshme në aspektin teknologjik dhe zhvillimit të tregtisë elektronike, tregojnë shifrat më të......

Pandemia nuk e shmangu dot cash-in! Pagesat me kartë dhe homebanking rriten me hap më të ngadaltë se vitet e kaluara
Nga "Scan Intelligence Unit" Numri i transaksioneve nëpër pikat POS me kartë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 5.8 milionë gjatë vitit të kaluar, nga......

Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën
Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot, i cili shpeshherë edhe e “lëshon” vendin e parë, në favor të rivalit të tij, Jeff Bezos. Të dy janë ndër......

Data Room
E enjte, 20:30