Shqipëria Postuar më 7 Dhjetor 2020, 13:33

Pandemia, më pak e dëmshme për “Nënë Terezën”. Rënia e tretë më e ulët në Europë në numër të fluturimesh gjatë krizës

Nga SCAN TV
Pandemia, më pak e dëmshme për “Nënë

Me një mesatare rënie mujore vjetore, pra karahasuar me një vit më parë, Shqipëria rezulton të jetë vendi me humbjet e treta më të ulta në Europë transportin ajror gjatë muajve të pandemisë. Të dhënat e Eurostat janë analizuar nga “Scan” për të zbuluar se sa është mesatarja mujore e rënies së numrit të fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza” gjatë periudhës mars-tetor të këtij viti. Të dhënat sinjalizojnë se mesatarja mujore e rënies fiksohet në 59.59%. Periudha prill-maj ndërkohë regjistron rekordin më negativ në vendin tonë, me një normë rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, në mbi 90%. Gjatë korrikut dhe gushtit ndërkohë, norma e rënies ka pasur tendencën të zbutet ndjeshëm, për të zbritur sërish më vonë me ardhjen e muajve të vjeshtës.

Sipas Eurostat, në muajin tetor të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” ka regjistruar 43% më pak fluturime ajrore se sa tetori i vitit 2019. Ndërkohë, mesatarja mujore e rënies, prej 59.6% na vendos në pozita mjaft të mira në Europë, më keq vetëm se Norvegjia dhe Luksmeburgu. Të gjitha vendet e tjera të Europës regjistrojnë shifra rënie ndjeshëm më të larta, deri në -76% në rastin e Çekisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë fiksohet në -68% rënie mujore. Vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut regjistriojnë shifra më negative se vendi ynë. Në këtë renditje, Shqipëria përfaqësohet me aeroportin e vetëm, atë “Nënë Tereza”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat