Europa Postuar më 21 Shkurt 2023, 10:02

Tensionet gjeopolitike rrëzojnë tregjet - Putin dhe Biden pritet të mbajnë fjalime në lidhje me luftën në Ukrainë

Nga SCAN TV
Tensionet gjeopolitike rrëzojnë tregjet - Putin dhe Biden pritet

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin fitimet tremujore të disa korporatave dhe procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.2%, ndërsa sektori financiar kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.6%.

Tregjet i kanë ndryshuar vlerësimet e tyre dhe tashmë presin se norma bazë e intersit në SHBA do të jetë në mbi 5% deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, në fokus të tregjeve janë edhe tensionet gjeopolitike, pasi presidenti rus, Vladimir Putin do të mbajë një fjalim në lidhje me luftën në Ukrainë.

Gjithashtu, edhe presidenti amerikan, Joe Biden, do të mbajë një fjalim në Poloni më vonë gjatë ditës së sotme, një ditë pasi vizitoi Kievin. Gjatë vizitës në Ukrainë, Biden premtoi mbështetje financiare dhe ushtarake, por edhe sanksione më të ashpra për Rusinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat