Tenderët do finalizohen me inteligjencë artificiale - Rama: Fondet e prokurimeve publike do të jenë në një proces transparent

Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama u ndal te Inteligjenca Artificiale. Sipas tij, procesi i prokurimeve publike, do të jetë tërësisht digjital, i cili do të fillojë me kryerjen e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të paraklualifikimit. Me modelin e Inteligjencës Artificiale theksoi kryeministri, do të kthehen prokurimet publike në një proces transparent dhe të lexueshëm.
“Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelibi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Tashmë ato të gjitha qindra mijëra veprime që duhet të bëjnë në këtë proces i bën algoritmi", tha ai.
Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artficiale dhe për ti dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim.”
Sipas pedagoges Denisa Kele, vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të qenë një shtet teknologjik.
“Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha Kele.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, qeveria shqiptare miratoi projektligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Emigrimi i milionerëve, në nivele rekord - Destinacionet kryesore, Portugalia, Malta, Greqia dhe Italia
Në nivel global, emigrimi i milionerëve pritet të arrijë një nivel të ri në vitin 2024 pasi luftërat, goditjet qeveritare ndaj pasurisë dhe pasiguria......

Lehtësohet lëvizja në doganën e Morinës - Me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe fundjavat e festave
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në......

Iniciativa e kufizimit të çmimeve në Malin e Zi - Më shumë se 500 produkte do të jenë me ulje deri në 31 maj
Në Mal të Zi ka nisur fushata për uljen e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, ndaj në tregjet e vendit mund të......

Kina vendos një satelit në orbitën hënore - Objektivi, më shumë kërkime në të ardhmen
Kina ka vendosur me sukses satelitin ‘Queqiao-2’ në orbitën hënore për kërkime të ardhshme hënore dhe sateliti ka përfunduar së fundmi testet e komunikimit në......

Rritja e shpejtë e konsumit të energjisë - Fabrika e baterive në Kaliforni, ndër më të mëdhatë në botë
Një fabrikë e madhe e baterive pranë Los Anxhelosit do të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke premtuar të mbështesë rrjetin elektrik të Kalifornisë gjatë......

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë
Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson......

OSHEE kërkon përmbarues për arkëtimin e detyrimeve - Faturat e energjisë, ekzekutim i detyrueshëm i titujve ekzekutivë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kërkon mbështetje nga përmbaruesit për arkëtimin e detyrimeve. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen......

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë? - U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të......