Emigrimi i milionerëve, në nivele rekord - Destinacionet kryesore, Portugalia, Malta, Greqia dhe Italia

Në nivel global, emigrimi i milionerëve pritet të arrijë një nivel të ri në vitin 2024 pasi luftërat, goditjet qeveritare ndaj pasurisë dhe pasiguria politike, shtyjnë më shumë banorë të pasur në vende të tjera. Rreth 128.000 milionerë pritet të transferohen në një vend të ri këtë vit, nga 120.000 në 2023-shin dhe 51.000 në 2013-ën. Sipas të dhënave të fundit, SHBA mbetet destinacioni kryesor për milionerët globalë që largohen nga vendet e tjera, me një hyrje neto prej 2.200 milionerësh në 2023-shin dhe një hyrje të parashikuar prej 3.500 prej tyre në 2024-ën.
Kina mbetet burimi më i madh i emigracionit të milionerëve, duke ‘përcjellë’ 13.500 milionerë vitin e kaluar. Në Greqi, programi i lejeve të qëndrimit për investime “viza e artë” vijon të ecë me ritme rekord, pasi vendi duket se po mbulon një pjesë të hendekut që la ndryshimi i rregullave në Portugali, duke tërhequr më shumë të interesuar. Të motivuar nga leja e qëndrimit dhe liria e lëvizjes në Bashkimin Europian, gjithnjë e më shumë britanikë po investojnë në pasuri të paluajtshme greke.
Shifrat tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2023 fondet që kanë hyrë në vend nga jashtë nëpërmjet Vizës së Artë kanë kaluar gjithsej 4.3 miliardë euro, ndërsa aplikimet e dorëzuara kanë arritur në 14.875 dhe miratimet përfundimtare për anëtarësim në program janë 7.387.
Kinezët janë vazhdimisht të parët në renditjen për blerjen e pasurive të paluajtshme përmes Vizës së Artë, ndërsa një rritje e ndjeshme shënohet në tre vitet 2021-2023 nga vendet e Lindjes së Mesme dhe gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar. Dhjetë të parat në fund të vitit 2023 janë: Kina, Turqia, Libani, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Egjipti, SHBA, Izraeli, Rusia dhe Ukraina.
Ndërkohë familjet e pasura amerikane po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dytë dhe një vend të ri banimi si një mënyrë për të kompensuar rrezikun e tyre financiar dhe Greqia është në krye të listës së preferencave të tyre. Të pasurit krijojnë "portofole pasaportash", duke mbledhur shtetësi të dyta, madje të treta apo të katërta në rast se duhet të largohen nga vendi i tyre.
Henley & Partners, një firmë ligjore e specializuar në shtetësi me vlerë të lartë neto, raporton se amerikanët tani tejkalojnë çdo kombësi tjetër për të siguruar vendbanime alternative ose shtetësi shtesë. Ka disa arsye kryesore për rritjen e portofolit të pasaportave amerikane ose "diversifikimit të vendbanimit".
Një pasaportë alternative e bën më të lehtë udhëtimin për amerikanët që udhëtojnë në pjesë të botës që janë më pak miqësore me SHBA-në Sipas Henley & Partners, destinacionet kryesore për pasaporta plotësuese mes amerikanëve janë Portugalia, Malta, Greqia dhe Italia.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Lehtësohet lëvizja në doganën e Morinës - Me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe fundjavat e festave
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në......

Iniciativa e kufizimit të çmimeve në Malin e Zi - Më shumë se 500 produkte do të jenë me ulje deri në 31 maj
Në Mal të Zi ka nisur fushata për uljen e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, ndaj në tregjet e vendit mund të......

Kina vendos një satelit në orbitën hënore - Objektivi, më shumë kërkime në të ardhmen
Kina ka vendosur me sukses satelitin ‘Queqiao-2’ në orbitën hënore për kërkime të ardhshme hënore dhe sateliti ka përfunduar së fundmi testet e komunikimit në......

Rritja e shpejtë e konsumit të energjisë - Fabrika e baterive në Kaliforni, ndër më të mëdhatë në botë
Një fabrikë e madhe e baterive pranë Los Anxhelosit do të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke premtuar të mbështesë rrjetin elektrik të Kalifornisë gjatë......

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë
Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson......

OSHEE kërkon përmbarues për arkëtimin e detyrimeve - Faturat e energjisë, ekzekutim i detyrueshëm i titujve ekzekutivë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kërkon mbështetje nga përmbaruesit për arkëtimin e detyrimeve. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen......

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë? - U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të......

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në......