Lehtësohet lëvizja në doganën e Morinës - Me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe fundjavat e festave

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.
Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
"Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë - Kukës për të gjithë periudhën 1 maj - 30 shtator dhe 1 nëntor - 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona".
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.
"Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t'i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë", u shpreh ministri Sveçla.
Ndërkohë, Ministritë e Brendshme të dy vendeve po punojnë për pika të tjera të përbashkëta të kalimit me Kosovën, siç ajo në Valbonë, Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet tregtare. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Iniciativa e kufizimit të çmimeve në Malin e Zi - Më shumë se 500 produkte do të jenë me ulje deri në 31 maj
Në Mal të Zi ka nisur fushata për uljen e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, ndaj në tregjet e vendit mund të......

Kina vendos një satelit në orbitën hënore - Objektivi, më shumë kërkime në të ardhmen
Kina ka vendosur me sukses satelitin ‘Queqiao-2’ në orbitën hënore për kërkime të ardhshme hënore dhe sateliti ka përfunduar së fundmi testet e komunikimit në......

Rritja e shpejtë e konsumit të energjisë - Fabrika e baterive në Kaliforni, ndër më të mëdhatë në botë
Një fabrikë e madhe e baterive pranë Los Anxhelosit do të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke premtuar të mbështesë rrjetin elektrik të Kalifornisë gjatë......

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë
Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson......

OSHEE kërkon përmbarues për arkëtimin e detyrimeve - Faturat e energjisë, ekzekutim i detyrueshëm i titujve ekzekutivë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kërkon mbështetje nga përmbaruesit për arkëtimin e detyrimeve. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen......

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë? - U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të......

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në......

Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria, hua në vlerën e 120 milionë eurove nga Agjencia Franceze e Zhvillimit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Paris, Francë, u shpreh: Krenar të njoftoj......