Shqipëria Postuar më 12 April 2024, 18:12

Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria, hua në vlerën e 120 milionë eurove nga Agjencia Franceze e Zhvillimit

Nga SCAN TV
Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria,

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Paris, Francë, u shpreh:

Krenar të njoftoj nënshkrimin sot të dy marrëveshjeve prioritareme Qeverinë Franceze, shenjë e qartë e miqësisë dhebashkëpunimit mes dy vendeve, që do t’i hapin rrugënzhvillimit të projekteve strategjike në sektorë të ndryshëm, thelbësorë për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e parë, Marrëveshje Ndërqeveritare e nivelit më tëlartë, hedh bazat për bashkëpunimin në projekte strategjike mbiturizmin, menaxhimin e ujit, mjedisin, inovacionin, dixhitalizimin, energjinë, transportin, arsimin, shëndetësinë dhebujqësinë, nisma që do të realizohen nga sipërmarrjet më tëmirënjohura franceze, falë edhe mbështetjes së drejtpërdrejtë tëShtetit Francez.

Marrëveshja e dytë i hap rrugën financimit të projektittransformues të titulluar “Përtëritja e Aftësive Rinovuese dheZhvillimi i Gjelbër i Shqipërisë". Në kuadër të kësaj nisme, Shqipëria do të marrë një hua në vlerën 120 milionë euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit, që do të shërbejnë si katalizatorpër implementimin e reformës transformuese të ndërmarrë nga Ministria e Turzimit dhe Mjedisit.

Një falenderim i shkon Qeverisë Franceze, që nëpërmjet këtyremarrëveshjeve nënvizon partneritetin me Qeverinë Shqiptare dhe përkushtimin për zhvillim të ndërsjelltë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat