Shqipëria Postuar më 12 Prill 2024, 12:56

Rritja e pagave/ Mete: Sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë!

Nga SCAN TV
Rritja e pagave/ Mete: Sektori i arsimit merr mbështetjen më të

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete gjate aktivitetit kushtuar Javës Globale të Parasë u shpreh se me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor.

“Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit,” tha ai.

Sipas ministrit kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë.

Së dyti, një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim,” tha ai.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat