Çfarë do të ndryshojë në skemën e pensioneve? - SCAN zbardh detajet/Nga formula e indeksimit, tek mosha e përfitimit

Shqipëria ka nevojë të domosdoshme për një reformë të re pensionesh e cila duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të ardhura më të mira për moshën e tretë. Një ditë më parë, Banka Botërore, e cila në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka nisur punën për rishikimin e skemës, ka bërë me dije se do të merren parasysh 4 fusha kryesore që do ta bëjnë atë më të qëndrueshme.
Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin 2015, skema e pensioneve ende nuk ka arritur në nivelin që të ardhurat nga kontributet, të barazohet me shpenzimet, duke bërë që çdo vit të kërkojë shuma të konsiderueshme subvencioni nga buxheti i shtetit.
Po ashtu, rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, çka rriti edhe kontributet që derdhin të punësuarit si dhe rritja së pagës maksimale për efekt kontributesh apo pagave në tërësi në sektorin publik, sërish nuk eliminuan vështirësitë financiare.
Nga ana tjetër rritja e trendit emigrues të fuqisë punëtore, është kthyer në shqetësim serioz për këtë skemë.
Ndërhyrja e dytë e qeverisë, synon që të adresojë të gjitha këto problematika dhe ta bëjë skemën më të qëndrueshme, duke garantuar edhe të ardhura më dinjitoze për pensionistët e ardhshëm.
SCAN ka siguruar disa detaje se ku synohet të ndërhyhet. Një nga këto është indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Një nga diskutimet që po bëhet me Bankën Botërore është nëse do duhet të merret i njëjti inflacion për gjithë gamën e pensioneve, apo do duhet të merret në bazë të një niveli të caktuar dhe më pas të shpërndahet në pjesën tjetër. Pjesë e reformës së re do të jenë edhe saktësimet lidhur me rezidencën dhe jo rezidencën e pensionistëve, kompensimet e energjisë elektrike, ushqimeve apo shpenzimeve te tjera.
Në fokus të ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare.
Reforma do të marre në konsideratë zhvillimet e dekadës së fundit qe lidhen me demografinë në Shqipëri, jetëgjatësinë, raportin kontribuues- përfitues, ne mënyrë që këto ndërhyje të reflektohen si ne qëndrueshmëri të skemës ashtu edhe në shpërndarje më të drejtë të mbështetjes për këtë kategori.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjermanisë do i mungojnë 663 mijë ekspertë IT - Numri do të rritet ndjeshëm nëse nuk merren masa të menjëhershme
Pa politikat e duhura, Gjermanisë mund t'i mungojnë rreth 663.000 profesionistë të IT-së në vitin 2040. Shoqata dixhitale ‘Bitkom’ llogarit se 149.000 të tillë......

Central eolik 120 MW në Pogradec - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Teksa interesi për centrale diellore ka qenë në rritje vitet e fundit, investitorët po hedhin sytë edhe nga energjia e erës. Pranë Ministrisë së......

FMN, optimist për inflacionin - Georgieva: Po lehtësohet më shpejt se sa pritej
Sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, inflacioni po lehtësohet më shpejt se sa pritej, por nuk është mposhtur plotësisht. Ajo iu......

Greqia jep 14 mijë leje pune për emigrantët - Shfrytëzimi i të huajve nga vendet e treta për vendet vakante
Të paktën 4500 të huaj nga vendet e treta punojnë legalisht në Greqi, duke shfrytëzuar amendamentin që u miratua pak muaj më parë dhe parashikon dhënien e......

“Vërshimi” i eksporteve kineze shqetëson Perëndimin - Pekini kompenson konsumin e dobët dhe krizën e strehimit
Fabrikat kineze do të vazhdojnë të prodhojnë mallra të shumta pavarësisht deklaratave të fundit të sekretares amerikane të Thesarit, Janet Yellen. Ajo ishte e......

Në moshën 55-vjeçare themeloi kompaninë e mikroçipëve - Profil/ Morris Chang krijoi TSMC, e cila aktualisht dominon botën
Historia e kompanive më të vlefshme të teknologjisë në botë fillon pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të gjitha ato u krijuan në garazhe apo konvikte universitare......

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Popullsia me arsim të lartë, që është niveli më i lartë, ndryshon ndjeshëm në të gjithë Europën, sipas të dhënave në dispozicion. Mesatarisht, pothuajse një e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit......