Central eolik 120 MW në Pogradec - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse

Teksa interesi për centrale diellore ka qenë në rritje vitet e fundit, investitorët po hedhin sytë edhe nga energjia e erës. Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur aplikimi për ndërtimin e një impianti eolik të madh, me kapacitet të instaluar 120 MW.
Sipas interesit të shprehur nga shoqëria “Renx Albania” centrali parashikohet të ndërtohet në zonën e Bashkisë Pogradec. Ndërkohë që, në rast të miratimit shoqëria nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse të qeverisë.
Gjatë viteve të fundit ka patur disa shoqëri që kanë shprehur interes për energjinë e erës, por përgjithësisht aplikimet e tyre kanë qenë për centrale të vegjël deri në 3 MW.
Ndërkaq, në korrik të vitit që shkoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli projektet fituese të Ankandit për Parqe Eolike, duke kualifikuar 3 kompani, teksa kapaciteti total i tyre ishte 222.48 MW.
Sipas procedurës, fituesit lidhin një Marrëveshje për Zhvillimin e Projektit dhe një Kontratë për Diferencë për të shitur 100% të prodhimit të energjisë me çmim fiks, të barabartë me ofertën financiare në procedurën konkurruese.
Aktualisht, në vendin tonë nuk ka asnjë impiant të prodhimit të energjisë nga era, ndërkohë që nevoja për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë është e madhe, për shkak të varësisë nga kushtet hidrike.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, aktualisht janë vetëm 2 kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era, por impiantet nuk kanë hyrë ende në prodhim.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

FMN, optimist për inflacionin - Georgieva: Po lehtësohet më shpejt se sa pritej
Sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, inflacioni po lehtësohet më shpejt se sa pritej, por nuk është mposhtur plotësisht. Ajo iu......

Greqia jep 14 mijë leje pune për emigrantët - Shfrytëzimi i të huajve nga vendet e treta për vendet vakante
Të paktën 4500 të huaj nga vendet e treta punojnë legalisht në Greqi, duke shfrytëzuar amendamentin që u miratua pak muaj më parë dhe parashikon dhënien e......

“Vërshimi” i eksporteve kineze shqetëson Perëndimin - Pekini kompenson konsumin e dobët dhe krizën e strehimit
Fabrikat kineze do të vazhdojnë të prodhojnë mallra të shumta pavarësisht deklaratave të fundit të sekretares amerikane të Thesarit, Janet Yellen. Ajo ishte e......

Në moshën 55-vjeçare themeloi kompaninë e mikroçipëve - Profil/ Morris Chang krijoi TSMC, e cila aktualisht dominon botën
Historia e kompanive më të vlefshme të teknologjisë në botë fillon pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të gjitha ato u krijuan në garazhe apo konvikte universitare......

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Popullsia me arsim të lartë, që është niveli më i lartë, ndryshon ndjeshëm në të gjithë Europën, sipas të dhënave në dispozicion. Mesatarisht, pothuajse një e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

‘’Rizgjimi’’ i Sazanit/ Brenda ish-bazës ushtarake sekrete plot bunkerë, e ardhmja me projektin e Jared Kushner
SCAN TV udhëtoi drejt Sazanit, ishullit më të madh të Shqipërisë, i cili ngjason sot me një vend, ku çdo epokë e historisë ka lënë gjurmën e saj. E më......

Rezerva energjetike arrin në 1054 gWh - Situata në Kaskadë, KESH: Kemi plotësuar nevojat e vendit, pa importuar
Rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është rreth 1054 gWh, sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që e konsideron këtë një vlerë optimale të......