Rezerva energjetike arrin në 1054 gWh - Situata në Kaskadë, KESH: Kemi plotësuar nevojat e vendit, pa importuar

Rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është rreth 1054 gWh, sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që e konsideron këtë një vlerë optimale të operimit për sezonin.
KESH tha për TV SCAN se situata hidrike gjatë 3-mujorit të parë të vitit paraqitet, me evente me reshje me intesitet të ulët dhe mesatar e cila ka bërë të mundur që prurjet të qëndrojnë rreth vlerave mesatare shumëvjeçare duke përmbushur kërkesën për prodhim energjie, pa qenë nevoja për import. Po ashtu, sipas Korporatës në çdo rast me evente reshjesh do të vlerësohet mundësia për të eksportuar energji.
Paralelisht, KESH po menaxhon portofolin financiar nëpërmjet procedurave të optimizimit, duke rritur të ardhurat pa efekt tek rezerva energjetike, e duke përmbushur njëkohësisht nevojën për konsum vendas. Sipas përllogaritjeve të TV SCAN, nga optimizimi Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 431 mijë euro.
Kjo, përmes 3 procedurave të realizuara për periudhën kohore 23 mars deri në 12 prill. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH janë rreth 35,300 mijë mWh energji që janë tregtuar në procedurat e optimizimit, ku për gjysmat e tyre Korporata ka qenë në rolin e blerësit, ndërsa për gjysmat e tjera në rolin e shitësit. Realizimi i procedurave të shit - blerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes.
Kjo pasi, e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare. Ndërkohë që, referuar legjislacionit në fuqi blerja bëhet me çmim më të ulët se shitja, duke siguruar të ardhura shtesë për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Votuesit grekë shqetësohen për rritjen e çmimeve para zgjedhjeve në BE!
Çmimet në rritje të mallrave janë përparësia kryesore për votuesit grekë, sipas të gjitha sondazheve përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme të Parlamentit......

Si do të jetë skema e re e pensioneve në Shqipëri? - BB: Reforma do të përqendrohet në 4 shtylla kryesore
Së shpejti do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014, e ka mbyllur......

“Shqipëria, të ofrojë vende pune me paga më të larta” - Kreu i Bankës Botërore: Nevojitet transformim i ekonomisë drejt produktivitetit
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2024 do të vijojë të qëndrojë në nivelin 3.3 %. Dhe për të shkuar më tej, do të nevojitet......

Marrëveshja Interbus, Balluku: Transporti ndërkombëtar prioritet, i shërbejnë turizmit!
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me......

Cilat janë rreziqet për tregtinë botërore? - OBT: Tensionet gjeopolitike dhe rritja e proteksionizmit
Vëllimi i tregtisë botërore të mallrave parashikohet të rritet me 2.6% në vitin 2024, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Organizata Botërore e......

Hekurudha Durrës-Pogradec do të jetë elektrike - Korridori VIII/ Hapet tenderi për projektimin me fond limit 450.000 euro
Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike. Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin me fond limit......

Sa po kursejnë shqiptarët nga sistemi AIPS? - Vetëm në dy muaj përmes tij u transferuan 723 mln euro
Prej dy vitesh tashmë në sistemin bankar është funksional programi AIPS që bën të mundur realizimin e transfertave kombëtare në Euro mes bankave pa tarifa......

Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti Vjetor i Autoritetit/ 15.5 milionë lekë të arkëtuara vetëm nga gjobat
Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë lekë vitin e shkuar, 30.7 milionë nga procedurat e përqendrimeve dhe 15.5 milionë nga gjobat, thuhet në......