Europa Postuar më 11 Prill 2024, 14:48

Votuesit grekë shqetësohen për rritjen e çmimeve para zgjedhjeve në BE!

Nga SCAN TV
Votuesit grekë shqetësohen për rritjen e çmimeve para

Çmimet në rritje të mallrave janë përparësia kryesore për votuesit grekë, sipas të gjitha sondazheve përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme të Parlamentit Europian të këtij viti.

Norma mesatare e rritjes së Greqisë është më shumë se 2%, një nga më të lartat në Eurozonë dhe qeveria vlerësohet për politikat e saj fiskale nga të gjitha institucionet evropiane.

Megjithatë, masat e marra kundër inflacionit në kategorinë e ushqimeve duket se nuk kanë ndikim për konsumatorët.

Autoriteti i Statistikave Greke sapo ka raportuar se inflacioni në kategorinë e ushqimeve rezultoi në 5.3% në mars, nga 3.1% në shkurt.

Shifra të tilla nënkuptojnë se ndërsa masat e marra më parë nga qeveria greke janë cilësuar si pozitive, efikasiteti dhe ndikimi i tyre po vihet në pikëpyetje.

Qytetarët po shprehin gjithnjë e më shumë zhgënjimin e tyre dhe vlerësohet se kjo do të shprehet edhe në kutinë e votimit.

Njerëzit në tregjet lokale thonë se janë të zhgënjyer. Ata vlerësojnë se ka patur një rritje prej 30% në çmimet e mallrave të përditshme, ndërsa presin se çmimet e larta do të ndikojnë në performancën zgjedhore të qeverisë greke sepse nuk kanë bërë mjaftueshëm.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat