Shqipëria Postuar më 11 Prill 2024, 12:54

Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti Vjetor i Autoritetit/ 15.5 milionë lekë të arkëtuara vetëm nga gjobat

Nga SCAN TV
Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti

Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë  lekë  vitin e shkuar, 30.7 milionë  nga procedurat e përqendrimeve dhe 15.5 milionë  nga gjobat, thuhet në raportin vjetor të këtij institucioni.

Referuar dokumentit, Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar 15 monitorime dhe kryer 8 procedura hetimore në tregjet me pozitë dominuese/koncensionet. Konkretisht, në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga ose drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe tregun e aksesit të shërbimit të internetit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës janë ndërmarrë veprime hetimore.

Autoriteti i Konkurrencës nisi një hetim të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK, e cila dyshohej se nuk kishte lejuar ofrimin e shërbimit dhe taksive të tjera që operojnë në treg brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Është  gjobitur ndërmarrja Star Parking Albania SHPK në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” në masën 1% të xhiros të vitit paraardhës financiar, përkatësisht në shumën 1.6 milionë  lekë.

Ndërkohë janë konstatuar elementë të një sjelljeje antikonkurruese në tregun e prokurorimeve publike, ndaj ndërmarrjeve pjesëmarrëse në procedurat e prokurimit të pajisjeve, instrumenteve, veglave elektrike dhe dixhitale të zhvilluara nga Autoriteti Kontraktor, Albanian Gas Services Company SHA.

Këtë vit, Autoriteti i Konkurrencës po vazhdon me monitorimet dhe hetimet në tregjet sensitive dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e konsumatorit shqiptar, duke synuar në të njëjtën kohë edhe përafrimin institucional me standardet dhe praktikat e BE.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat