Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles - Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024

Kartëmonedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e mbretit Charles III u prezantuan nga Guvernatori i Bankës së Anglisë dhe do të emetohen për herë të parë më 5 qershor 2024. Profili i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II ka qenë një element kryesor i monedhave dhe kartëmonedhave britanike për dekada, por ndryshimi i monarkut do të thotë se paratë e sapo shtypura do të fillojnë të shfaqin fytyrën e mbretit Charles.
Megjithatë paratë me portretin e mbretëreshës do të jenë ende të vlefshme. Monedhat dhe kartëmonedhat e reja do të duken pothuajse identike me ato ekzistuese, me ndryshimin e vetëm që fytyra e mbretit Charles do të zëvendësojë atë të mbretëreshës Elizabeth II.
Kjo do të thotë se 5 paund i ri do të mbetet i gjelbër, 10 paund - portokalli, 20 paund - vjollcë dhe 50 paund - i kuq. Portreti i mbretit Charles do të printohet në njërën anë të çdo kartëmonedhe. Dallimi më i dukshëm, megjithatë, është se ai nuk mban një kurorë, siç ka qenë gjithmonë traditë me monarkët e së kaluarës.
Kartëmonedhat e reja janë bërë nga i njëjti material polimer si përsëritjet e fundit të parave të Mbretëreshës Elizabeth II. Kartëmonedhat dikur ishin prej letre, por polimeri është më i qëndrueshëm, kështu që kartëmonedhat zgjasin shumë më gjatë se paratë tradicionale të letrës.
Paratë me profilin e Mbretëreshës do të mbeten në përdorim pasi, sipas Bankës së Anglisë, kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë konsumuar dhe për të përmbushur rritjen e përgjithshme të kërkesës për kartëmonedha.
Monedhat e para me portretin e Charles III janë nxjerrë tashmë që nga fundi i vitit 2022. Një total prej 9.6 milionë monedhash të reja do të hidhen fillimisht në qarkullim, ndërsa rreth 27 miliardë monedha janë aktualisht në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat mbajnë portretin e të ndjerës Elizabeth II: ato do të mbeten të vlefshme dhe nuk do të zëvendësohen nëse nuk dëmtohen ose konsumohen.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Dominimi i gjelbër i Kinës - Investimet në teknologjinë e pastër u rritën me 40%, në 890 miliardë dollarë
Një luftë tregtare midis Kinës dhe Perëndimit për mallrat e gjelbra nuk është e përshtatshme për të luftuar ndryshimet klimatike, por mund të ngadalësojë......

Fondi Europian i Rimëkëmbjes rrezikon dështimin - Vendet anëtare kërkojnë reduktim të menjëhershëm të burokracive
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pak se një të tretën e shumës fillestare prej 723 miliardë eurosh që supozohej të ndaheshin për......

BE ka nevojë për ministrinë e saj të financave - Diskutohet mundësia e emetimit të bonove të përbashkëta
“Europa duhet të krijojë një fond qendror që mund të financojë të mirat e përbashkëta nëpërmjet emetimit të eurobonove”. Është kjo deklarata e Komisionerit......

Çmimet e bakrit ngjiten në nivelin më të lartë të vitit 2024!
Çmimet e larta të bakrit nuk tregojnë shenja ngadalësimi, thonë analistët, me rritjen e metalit të kuq të nxitur nga rreziqet e ofertës dhe përmirësimi i......

Pse të pasurit po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta?!
Familjet e pasura amerikane po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta dhe rezidenca kombëtare si një mënyrë për të mbrojtur rrezikun e tyre......

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 93.8 lekë dhe është shitur me 95......

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit? - Analiza e tregut/ Shqipëria ka 240 operatorë që ofrojnë internet
Shërbimi inovativ i internetit satelitor ka mbërritur edhe në Shqipëri falë kompanisë së miliarderit Elon Musk, “STARLINK”. Nëpërmjet një komunikimi në......

Helikopterë, anije luftarake e radarë ajrorë të lëvizsshëm - Plani i Zhvillimit/Si do të investohet në ushtrinë shqiptare
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të......