Shqipëria Postuar më 11 Prill 2024, 09:07

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!

Nga SCAN TV
Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari dhe

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 93.8 lekë dhe është shitur me 95 lekë.

Sipas kursit të këmbimit valutor edhe monedha europiane ka shënuar rritje të kuotës teksa është blerë këtë të enjte me 101.3 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një ngritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi është forcuar edhe ai referuar tregut të brendshëm valutor duke u blerë sot me 118 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat