TSMC e Tajvanit ndërton një fabrikë të re çipash në SHBA - Më shumë se 11 miliard dollarë grante dhe kredi për investimin

TSMC e Tajvanit po ndërton një fabrikë të re çipash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky projekt do të përfitojë më shumë se 11 miliardë dollarë grante dhe kredi për investimin. Qeveria amerikane synon të arrijë në 20% të prodhimit global të gjysmëpërçuesve brenda 10 viteve të ardhshme.
TSMC do të prodhojë çipa të teknologjisë së avancuar në një fabrikë në Phoenix, Arizona, objekti i dytë i kompanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Objektet në SHBA do të ndërtohen nga ‘Taiwan Semiconductor Manufacturing’, prodhuesi më i madh i çipave në botë, në këmbim të miliarda subvencioneve nga qeveria amerikane, e cila synon të prekë 20% të prodhimit global të gjysmëpërçuesve brenda 10 vitesh..
Kompania gjigande ka rënë dakord të prodhojë produktet më të avancuara në Arizona duke filluar nga viti 2028, duke forcuar përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të sjellë prodhimin e vështirë dhe të shtrenjtë të çipave në tokën amerikane.
TSMC do të prodhojë çipa 2 nanometërsh në një fabrikë në Phoenix, Arizona. Ajo njoftoi gjithashtu se do të rrisë investimin e saj total në SHBA nga 40 miliardë dollarë në 65 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë të tretë, për çipa 2 nanometërsh ose teknologji edhe më të avancuar, e cila do të jetë funksionale deri në vitin 2030.
Kompania me bazë në Tajvan shtoi se Uashingtoni do t'i ofronte mbështetje prej 6.6 miliardë dollarë grante dhe 5 miliardë dollarë kredi, subvencione që sigurohen nga Akti i Gjysmëpërçuesve, i cili u miratua në vitin 2022 për të nxitur prodhimin vendas.
Muajin e kaluar, administrata Biden zbuloi një marrëveshje për 8.5 miliardë dollarë grante dhe 11 miliardë dollarë kredi për Intel të Silicon Valley, e cila ka premtuar 100 miliardë dollarë investime të reja.
Rritja e frikës për një pushtim kinez të Tajvanit, ku aktualisht prodhohen 90% të çipave të teknologjisë së fundit, kanë shtyrë SHBA-në të shtojë përpjekjet për të rritur prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve.
Zyrtarët amerikanë e shohin investimin si jetik për ndërtimin e një furnizimi të besueshëm vendas me gjysmëpërçues – mikroçipet që fuqizojnë gjithçka, nga telefonat dhe superkompjuterët deri te makinat dhe avionët luftarakë.
Megjithëse gjysmëpërçuesit u shpikën në SHBA, prodhimi është zhvendosur në dekadat e fundit kryesisht jashtë shtetit. Uashingtoni ka theksuar në mënyrë të përsëritur nevojën për të rritur prodhimin vendas të çipave për të kufizuar ndërprerjet e mundshme të furnizimit. Tajvani është gjithashtu në një pozitë të cenueshme.
Ekspertët e zinxhirit të furnizimit dhe zyrtarët amerikanë shqetësohen se tensionet tregtare SHBA-Kinë dhe një sulm i mundshëm ushtarak në ishull nga Pekini mund të prishin industrinë jetike të prodhimit të çipave. Një tërmet i fuqishëm në Tajvan javën e kaluar gjithashtu theksoi ekspozimin e industrisë ndaj fatkeqësive natyrore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Rikthehet” Ushtria, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake - Pas investimeve infrastrukturore, ristrukturohen edhe FA
Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s.......

Njohja e pensioneve me Italinë, marrëveshja në prag ratifkimi - Pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve......

Lundrimi më i shtrenjtë në botë: 47.000 euro një natë - Listë ‘misterioze’ pritjeje për suitat në madhësinë e vilave
47 mijë euro për një natë në një jaht luksoz i cili ofron suita në madhësinë e një vile. Në fakt ‘Four Seasons Yachts” do të ketë suita me dritare nga......

Prodhimi industrial gjerman vazhdon të rritet - Më shumë shpresë për daljen e vendit nga recesioni
Prodhimi industrial gjerman vazhdon të shënojë rritje. Një fenomen ky që përsëritet për të dytin muaj rradhazi duke i dhënë vendit më shumë shpresë për daljen......

12.5 milionë lekë për të mbështetur sipërmarrëset në Tiranë - Nga gratë me aftësi të kufizuar, deri te kategoritë e tjera, kush do të ketë përparësi?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për autorizimin e ndihmës shtetërore “Për fuqizimin e grave dhe nixtjen e sipërmarrjes”. Por çfarë është......

Franca do të shesë 190.000 prona për të ulur deficitin - Objektivi: Sigurimi i 5 miliardë eurove për arkën e shtetit
Franca do të shesë 190.000 prona shtetërore në përpjekje për të ulur deficitin. Qëllimi është të futen 5 miliardë euro në arkën e shtetit, në një kohë që......

Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror
Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të......

Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë
Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar......