Spanja i jep fund Vizave të Arta - Çfarë po ndodh në Greqi dhe Portugali

Në kohën që në Greqi blerja dhe shitja e pronave të paluajtshme për marrjen e Vizës së Artë po shënon një pikë kulmore, Spanja – pas Portugalisë – do t’i japë fund programit në fjalë. Në Portugali në fakt, ‘viza e artë’ vlerësohet të ketë tërhequr 7.3 miliardë euro kapital që nga fillimi i saj në 2012, me shumicën e parave që vijnë nga Kina, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara
Spanja do t'i japë fund programit të Vizës së Artë për të huajt që investojnë më shumë se 500.000 euro për të blerë një shtëpi në vend. Deklarata u bë nga kryeministri i vendit Pedro Sanchez.
Programi u jep shtetasve të vendeve të treta që investojnë të paktën 500.000 euro – pa marrë hipotekë – në pasuri të paluajtshme spanjolle, një leje speciale që u lejon atyre të jetojnë dhe punojnë në vend për tre vjet. Siç raporton Bloomberg, rreth 94% e vizave të arta të lëshuara aktualisht janë për të huajt që bëjnë këto lloj investimesh.
Portugalia së fundmi riparoi sistemin e vet të ‘vizave të arta’ dhe ndaloi investimet në prona për të trajtuar krizën e strehimit. Ata që duan të sigurojnë të drejtat e qëndrimit mund t'i investojnë paratë e tyre në fondet e investimeve. ‘Viza e artë’ vlerësohet të ketë tërhequr 7.3 miliardë euro kapital që nga fillimi i saj në 2012, me shumicën e parave që vijnë nga Kina, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara. Rreth 90% e këtyre parave shkuan në pasuri të paluajtshme, duke shkaktuar një reagim të ashpër mbi çmimet e larta të banesave në një nga vendet më të varfra të Europës Perëndimore.
Ndërkohë, Komisioni Europian ka kërkuar që të ndërpriten programe të tilla, duke përmendur rreziqet e sigurisë. Vakuumi që është krijuar duket se aktualisht po shfrytëzohet nga Greqia, e cila figuron në disa lista si ‘Viza e Artë’ më tërheqëse. Viza e Artë mbetet më e kërkuara në botë, pasi nga viti 2021 deri në vitin 2023 programi tërhoqi gjithsej 4.3 miliardë euro, nga 7.387 investime të huaja.
Në rajonet e Atikës dhe Selanikut dhe në të gjithë ishujt me më shumë se 3000 banorë, shuma minimale e investimit do të rritet në 800.000 euro. Sot, një limit prej 500 mijë eurosh vlen vetëm në qendër të Athinës, në periferitë veriore dhe jugore, në Bashkinë e Selanikut, në Mykonos dhe në Santorini.
Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, kufiri do të rritet gjithashtu në 400.000 euro në vend të 250.000 euro aktualisht, në përpjekje për të shmangur përqendrimin e të gjithë kërkesës në disa vende në të gjithë territorin, duke rezultuar në rritje të mprehtë në çmimet e shitjes së banesave. I vetmi rast ku do të zbatohet kufiri prej 250 mijë euro do të ketë të bëjë me pronat dhe ndërtesat e listuara, për t'i dhënë një nxitje investitorëve që të vazhdojnë me blerje të tilla për t'i dhënë ‘jetë’ të re shumë pronave që aktualisht mbeten të papërdorura.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

TSMC e Tajvanit ndërton një fabrikë të re çipash në SHBA - Më shumë se 11 miliard dollarë grante dhe kredi për investimin
TSMC e Tajvanit po ndërton një fabrikë të re çipash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky projekt do të përfitojë më shumë se 11 miliardë dollarë grante dhe......

“Rikthehet” Ushtria, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake - Pas investimeve infrastrukturore, ristrukturohen edhe FA
Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s.......

Njohja e pensioneve me Italinë, marrëveshja në prag ratifkimi - Pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve......

Lundrimi më i shtrenjtë në botë: 47.000 euro një natë - Listë ‘misterioze’ pritjeje për suitat në madhësinë e vilave
47 mijë euro për një natë në një jaht luksoz i cili ofron suita në madhësinë e një vile. Në fakt ‘Four Seasons Yachts” do të ketë suita me dritare nga......

Prodhimi industrial gjerman vazhdon të rritet - Më shumë shpresë për daljen e vendit nga recesioni
Prodhimi industrial gjerman vazhdon të shënojë rritje. Një fenomen ky që përsëritet për të dytin muaj rradhazi duke i dhënë vendit më shumë shpresë për daljen......

12.5 milionë lekë për të mbështetur sipërmarrëset në Tiranë - Nga gratë me aftësi të kufizuar, deri te kategoritë e tjera, kush do të ketë përparësi?
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për autorizimin e ndihmës shtetërore “Për fuqizimin e grave dhe nixtjen e sipërmarrjes”. Por çfarë është......

Franca do të shesë 190.000 prona për të ulur deficitin - Objektivi: Sigurimi i 5 miliardë eurove për arkën e shtetit
Franca do të shesë 190.000 prona shtetërore në përpjekje për të ulur deficitin. Qëllimi është të futen 5 miliardë euro në arkën e shtetit, në një kohë që......

Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror
Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të......