Shqipëria Postuar më 10 Prill 2024, 09:30

Ministrja e Bujqësisë takim me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët - Denaj: Realizuam një hap cilësor përpara si në komunikim dhe në bashkërendim mes aktorëve

Nga SCAN TV
Ministrja e Bujqësisë takim me përpunuesit e qumështit dhe

Këtë të martë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësues të qumeshtit dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit mes palëve në atë që është bashkërendim, zinxhiri i furnizimit me produkte cilësore të lëndës së parë.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj njoftoi se rëndësia e bashkëpunimit bazuar në marrëdhënie kontraktuale afatgjatë për të siguruar një produkt shqiptar cilësor ndihmon edhe në sigurimin e një pakete mbështetëse si financiare ashtu edhe fiskale, paketë për të cilën do punojmë së bashku në dy muajt në vijim që ky sektor të ketë mundësinë e zgjerimit dhe respektin financiar mes palëve, sikurse produkti "Made in Albania" e meriton.

Midis tjerave ministrja Denaj thekson se është realizuar një hap cilësor përpara si në komunikim edhe në bashkërendim mes aktorëve, përfshirë edhe institucionet si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka përgjegjësinë për të zhvilluar më tej këtë sektor jetik të ekonomisë.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat