Sigurimet e papaguara rrezikojnë pensionet - Avokatja Shkëmbi sqaron procedurën që duhet të ndiqet nga qytetarët

Borxhi i akumuluar ndaj sigurimeve shoqërore, nga institucione publike dhe private, ka arritur në nivelin e 22.5 miliardë lekëve, një detyrim ky që ka ardhur në rritje vit pas viti, duke venë në vështirësi jo vetëm arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet ne të ardhmen.
Qytetarët të cilët gjenden në këto kushte, apo përpara këtij fakti kanë të drejtë të nisin një proces gjyqësor, për periudhat në të cilat nuk rezultojnë të siguruar edhe pse kanë qenë në marrëdhënie pune. Avokatja Teuta Shkëmbi sqaron edhe procedurën që duhet të ndiqet.
Një problem permanent mbeten vitet kontributive, veçanërisht për ata të cilët kanë punuar gjatë periudhës komuniste. Në jo pak raste, regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq, nuk janë dorëzuar fare.
Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997, duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë të mos iu njihet. Kjo ka bërë që shumë qytetarë t’u drejtoheshin gjykatave.
Me ndryshimet e bëra, për një pjesë të ish-kooperativave kjo gjë shmanget. Kështu, të gjithë që kanë punuar në këto kooperativa bujqësore por që s’kanë asnjë dokument për ta provuar këtë nuk e kanë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatës për të kërkuar të drejtën që iu takon. Çdo vit pune nuk shkon dëm, por llogaritet për efekt pensioni.
Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Konkretisht, nëse dikush ka 7 vite pune në ish-kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 4, atëherë tri vitet e mbetura merren të mirëqena. Gjithsej janë 72 ish-kooperativa bujqësore në të cilat aplikohet kjo lehtësi.
SCAN
Sondazh

Shqipëria forcon mbrojtjen ndaj skenarëve të mundshëm - Strategjia/ Rreziqe nga agresionet ushtarake dhe sulmet kibernetike
Shqipërisë do ti duhet të sigurojë një mbrojtje më të fortë ndaj rreziqeve të shtuara globale. Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim Strategjinë e re......

Ministrja e Bujqësisë takim me përpunuesit e qumështit dhe blegtorët - Denaj: Realizuam një hap cilësor përpara si në komunikim dhe në bashkërendim mes aktorëve
Këtë të martë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësues të qumeshtit dhe përpunuesve të prodhimeve blegtorale......

Spanja i jep fund Vizave të Arta - Çfarë po ndodh në Greqi dhe Portugali
Në kohën që në Greqi blerja dhe shitja e pronave të paluajtshme për marrjen e Vizës së Artë po shënon një pikë kulmore, Spanja – pas Portugalisë – do t’i japë......

TSMC e Tajvanit ndërton një fabrikë të re çipash në SHBA - Më shumë se 11 miliard dollarë grante dhe kredi për investimin
TSMC e Tajvanit po ndërton një fabrikë të re çipash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky projekt do të përfitojë më shumë se 11 miliardë dollarë grante dhe......

“Rikthehet” Ushtria, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake - Pas investimeve infrastrukturore, ristrukturohen edhe FA
Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s.......

Njohja e pensioneve me Italinë, marrëveshja në prag ratifkimi - Pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka propozuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve......

Lundrimi më i shtrenjtë në botë: 47.000 euro një natë - Listë ‘misterioze’ pritjeje për suitat në madhësinë e vilave
47 mijë euro për një natë në një jaht luksoz i cili ofron suita në madhësinë e një vile. Në fakt ‘Four Seasons Yachts” do të ketë suita me dritare nga......

Prodhimi industrial gjerman vazhdon të rritet - Më shumë shpresë për daljen e vendit nga recesioni
Prodhimi industrial gjerman vazhdon të shënojë rritje. Një fenomen ky që përsëritet për të dytin muaj rradhazi duke i dhënë vendit më shumë shpresë për daljen......