Dominimi i gjelbër i Kinës - Investimet në teknologjinë e pastër u rritën me 40%, në 890 miliardë dollarë

Një luftë tregtare midis Kinës dhe Perëndimit për mallrat e gjelbra nuk është e përshtatshme për të luftuar ndryshimet klimatike, por mund të ngadalësojë ngrohjen globale. Ndërsa Pekini përmbyt botën me mallra të lira ‘të gjelbëra’, vendet e pasura dhe disa vende në zhvillim do të vendosin barriera tregtare.
Tranzicioni i energjisë do të vonohet sepse ata do të paguajnë më shumë për teknologjinë e pastër. Megjithatë, bollëku i automjeteve elektrike, paneleve diellore, baterive dhe produkteve të tjera të ngjashme do ta përshpejtojë atë diku tjetër. Në teori, mënyra optimale për të mbajtur planetin nga djegia do të ishte vendosja e një çmimi të lartë për dioksidin e karbonit - CO2. Ndërkohë, çdo shtet dëshiron një pjesë të industrive të gjelbra me rritje të shpejtë.
Kina tashmë dominon ‘tre industritë e reja’, fotovoltaikët, automjetet elektrike dhe bateritë. Kjo i atribuohet subvencioneve, prodhimit të mirë dhe ekonomisë së zhvilluara. Investimet kineze në teknologjinë e pastër u rritën me 40% vitin e kaluar, në 890 miliardë dollarë. Çmimi i paneleve diellore ra me 42% vitin e kaluar dhe 50% ai i baterive. Kina eksportoi prodhim të tepërt në panele diellore, duke mbajtur 88% të tregut jashtë kufijve të saj.
I njëjti proces tani po fillon me bateritë, të cilat kishin 28% të tregut jashtë Kinës vitin e kaluar dhe automjetet elektrike, të cilat kishin 11%. Vendet e tjera, të cilat më parë humbën industritë e çelikut, aluminit dhe diellit në Kinë, po reagojnë më shpejt tani. Koreja e Jugut dhe Japonia janë gjithashtu të shqetësuara, si dhe vendet e industrializuara në zhvillim, Turqia, India dhe Brazili.
Pika më e fortë e përballjes do të jetë midis Uashingtonit dhe Pekinit. Subvencionet e gjelbra të Uashingtonit dhe tarifat ekzistuese 27.5% për importet e makinave kineze mund të mos jenë të mjaftueshme për të ndaluar një fluks automjetesh nga Kina. Ndërkohë, një bollëk automjetesh elektrike kineze, panele diellore dhe bateri do të nxiste kalimin në një ekonomi me emetim të ulët në pjesën tjetër të botës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Fondi Europian i Rimëkëmbjes rrezikon dështimin - Vendet anëtare kërkojnë reduktim të menjëhershëm të burokracive
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pak se një të tretën e shumës fillestare prej 723 miliardë eurosh që supozohej të ndaheshin për......

BE ka nevojë për ministrinë e saj të financave - Diskutohet mundësia e emetimit të bonove të përbashkëta
“Europa duhet të krijojë një fond qendror që mund të financojë të mirat e përbashkëta nëpërmjet emetimit të eurobonove”. Është kjo deklarata e Komisionerit......

Çmimet e bakrit ngjiten në nivelin më të lartë të vitit 2024!
Çmimet e larta të bakrit nuk tregojnë shenja ngadalësimi, thonë analistët, me rritjen e metalit të kuq të nxitur nga rreziqet e ofertës dhe përmirësimi i......

Pse të pasurit po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta?!
Familjet e pasura amerikane po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta dhe rezidenca kombëtare si një mënyrë për të mbrojtur rrezikun e tyre......

Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 93.8 lekë dhe është shitur me 95......

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit? - Analiza e tregut/ Shqipëria ka 240 operatorë që ofrojnë internet
Shërbimi inovativ i internetit satelitor ka mbërritur edhe në Shqipëri falë kompanisë së miliarderit Elon Musk, “STARLINK”. Nëpërmjet një komunikimi në......

Helikopterë, anije luftarake e radarë ajrorë të lëvizsshëm - Plani i Zhvillimit/Si do të investohet në ushtrinë shqiptare
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2 % të......

Sigurimet e papaguara rrezikojnë pensionet - Avokatja Shkëmbi sqaron procedurën që duhet të ndiqet nga qytetarët
Borxhi i akumuluar ndaj sigurimeve shoqërore, nga institucione publike dhe private, ka arritur në nivelin e 22.5 miliardë lekëve, një detyrim ky që ka ardhur......