“Shqipëria, të ofrojë vende pune me paga më të larta” - Kreu i Bankës Botërore: Nevojitet transformim i ekonomisë drejt produktivitetit

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2024 do të vijojë të qëndrojë në nivelin 3.3 %. Dhe për të shkuar më tej, do të nevojitet një transformim madhor i ekonomisë ndaj një produktiviteti më të lartë dhe pagave më të larta.
“Duhet transformim madhor i ekonomisë ndaj një produktiviteti më të lartë dhe vende pune me paga më të larta. Sektori privat në Shqipëria ka një nivel të ulët inovacioni, kapitali njerëzor është i nënpërdorur dhe jo i fuqizuar. Kërkohen më shumë njohuri ndaj burimeve njerëzore dhe tani për tani nuk e shohim këtë. Aktualisht Shqipëria ndodhet në një fazë rreziku që të arrijë në një gjendje të rrafshët e për të mos pasur mundësinë për të kapërcyer në një nivel më të lartë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.
Edhe gjatë këtij viti, Banka Botërore parashikon që turizmi do të jetë promotor i rritje ekonomike.
“Shërbimet do të jenë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike. Turizmi do luajë rol kryesor si dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit”, tha Hilda Shijaku, Ekonomiste e lartë e BB në Shqipëri.
Banka Botërore ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sa i takon Shqipërisë evidentohen rrisqe që lidhen me ciklet elektorale dhe nevojat fiskale që nevojiten për të kompensuar rritjen e kostove të jetesës.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Marrëveshja Interbus, Balluku: Transporti ndërkombëtar prioritet, i shërbejnë turizmit!
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me......

Cilat janë rreziqet për tregtinë botërore? - OBT: Tensionet gjeopolitike dhe rritja e proteksionizmit
Vëllimi i tregtisë botërore të mallrave parashikohet të rritet me 2.6% në vitin 2024, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Organizata Botërore e......

Hekurudha Durrës-Pogradec do të jetë elektrike - Korridori VIII/ Hapet tenderi për projektimin me fond limit 450.000 euro
Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike. Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin me fond limit......

Sa po kursejnë shqiptarët nga sistemi AIPS? - Vetëm në dy muaj përmes tij u transferuan 723 mln euro
Prej dy vitesh tashmë në sistemin bankar është funksional programi AIPS që bën të mundur realizimin e transfertave kombëtare në Euro mes bankave pa tarifa......

Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti Vjetor i Autoritetit/ 15.5 milionë lekë të arkëtuara vetëm nga gjobat
Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë lekë vitin e shkuar, 30.7 milionë nga procedurat e përqendrimeve dhe 15.5 milionë nga gjobat, thuhet në......

“Ekonomia globale është e kontraktuar” - Sipas FMN, shkak janë mungesa e reformave të produktivitetit
Rritja ekonomike globale do të arrijë vetëm 2.8% deri në vitin 2030, një pikë përqindje e plotë nën mesataren historike, nëse nuk bëhen reforma të thella për......

Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles - Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024
Kartëmonedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e mbretit Charles III u prezantuan nga Guvernatori i Bankës së Anglisë dhe do të emetohen për herë......

Dominimi i gjelbër i Kinës - Investimet në teknologjinë e pastër u rritën me 40%, në 890 miliardë dollarë
Një luftë tregtare midis Kinës dhe Perëndimit për mallrat e gjelbra nuk është e përshtatshme për të luftuar ndryshimet klimatike, por mund të ngadalësojë......