Sa po kursejnë shqiptarët nga sistemi AIPS? - Vetëm në dy muaj përmes tij u transferuan 723 mln euro

Prej dy vitesh tashmë në sistemin bankar është funksional programi AIPS që bën të mundur realizimin e transfertave kombëtare në Euro mes bankave pa tarifa shtesë nga bankat mëmë. Rikujtojmë se më herët, transfertat kombëtare në Euro brenda sistemit bankar shqiptar bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Sipas të dhënave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" në muajin shkurt të vitit 2024 ka patur një rritje të volumit të transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS. Konkretisht në muajin shkurt të këtij vitit janë kryer 22,432 transaksione nga 21,609 që u kryen në muajin janar. Duhet theksuar se pagesat në euro brenda vendit arritën një rekord gjatë vitit 2023, viti i dytë ky që nga momenti kur sistemi AIPS ishte funksional. Në shifra ekzakte themi se në vitin që lamë pas transfertat e kryera përmes sistemit arritën vlerën 4.9 mld euro .
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar qasja ndaj këtij sistemi dhe sa po përdoret ai nga sistemi bankar shqiptar? Ashtu siç ka patur një rritje të numrit të transaksioneve ka patur njëkohësisht edhe një rritje të vlerave të pagesave të transferuara nëpërmjet këtij sistemi. Në muajin janar të këtij viti u transferuan 349 milionë euro përmes sistemit AIPS, ndërkohë që në muajin shkurt u transferuan 25 milionë euro më shumë. Shifrat tregojnë se në 44,041 transaksione të kryera brenda dy muajve të parë të vitit vlera e transferuar nëpërmjet sistemit AIPS arriti në 723 milionë euro për periudhën janar-shkurt të vitit 2024.
Sistemi AIPS përveçse ka sjellë lehtësimin e kryerjes së transaksioneve si dhe minimizimin e vonesave ai ka kursyer shqiptarët përsa i përket pagesave në Euro, pasi për një transfertë prej 100 mijë eurosh paguhej diçka më shumë se 200 euro komision përmes sistemit të bankës korrespondente, ndërkohë që aktualisht sistemi AIPS ka vendosur komisione tavan që nuk mund të kalojnë vlerën e 50 euro-ve . Ky komision aplikohet për shuma më të mëdha se 10 mijë euro, ndërsa në rastin e pagesave më të vogla se 10 mijë euro komisioni nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti Vjetor i Autoritetit/ 15.5 milionë lekë të arkëtuara vetëm nga gjobat
Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë lekë vitin e shkuar, 30.7 milionë nga procedurat e përqendrimeve dhe 15.5 milionë nga gjobat, thuhet në......

“Ekonomia globale është e kontraktuar” - Sipas FMN, shkak janë mungesa e reformave të produktivitetit
Rritja ekonomike globale do të arrijë vetëm 2.8% deri në vitin 2030, një pikë përqindje e plotë nën mesataren historike, nëse nuk bëhen reforma të thella për......

Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles - Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024
Kartëmonedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e mbretit Charles III u prezantuan nga Guvernatori i Bankës së Anglisë dhe do të emetohen për herë......

Dominimi i gjelbër i Kinës - Investimet në teknologjinë e pastër u rritën me 40%, në 890 miliardë dollarë
Një luftë tregtare midis Kinës dhe Perëndimit për mallrat e gjelbra nuk është e përshtatshme për të luftuar ndryshimet klimatike, por mund të ngadalësojë......

Fondi Europian i Rimëkëmbjes rrezikon dështimin - Vendet anëtare kërkojnë reduktim të menjëhershëm të burokracive
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pak se një të tretën e shumës fillestare prej 723 miliardë eurosh që supozohej të ndaheshin për......

BE ka nevojë për ministrinë e saj të financave - Diskutohet mundësia e emetimit të bonove të përbashkëta
“Europa duhet të krijojë një fond qendror që mund të financojë të mirat e përbashkëta nëpërmjet emetimit të eurobonove”. Është kjo deklarata e Komisionerit......

Çmimet e bakrit ngjiten në nivelin më të lartë të vitit 2024!
Çmimet e larta të bakrit nuk tregojnë shenja ngadalësimi, thonë analistët, me rritjen e metalit të kuq të nxitur nga rreziqet e ofertës dhe përmirësimi i......

Pse të pasurit po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta?!
Familjet e pasura amerikane po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dyta dhe rezidenca kombëtare si një mënyrë për të mbrojtur rrezikun e tyre......