Marrëveshja Interbus, Balluku: Transporti ndërkombëtar prioritet, i shërbejnë turizmit!

Kuvendi i Shqipërisë nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëveshja interbus)” për të cilën zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se “Qëllimi është që të zgjerohet përmes dispozitave të këtij protokolli shtesë, mbi procedurat për shërbimet e rregullta dhe të specializuara, që janë objekt autorizimi. Protokolli synon të ndikojë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në Europë, si dhe për të lehtësuar organizimin dhe operimin e tij”.
Sipas ministres, marrëveshja ka si objektiv rritjen dhe forcimin e sektorit të turizmit dhe dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet palëve kontraktuese të këtij protokolli, si dhe dëshirën për të zgjeruar qëllimin e shërbimeve të transportit të përcaktuar në marrëveshjen interbus, për të mbuluar gjithashtu shërbimet e rregullta dhe të specializuara.
Kushtet përfshijnë transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve të çdo kombësie, me anë të mjeteve dhe të shërbimeve të rregullta dhe të rregullta të specializuara me autobus si dhe udhëtimet bosh të këtyre autobusëve që merren me këto lloj shërbimesh.
Protokolli gjithashtu përcakton se palës kontraktuese duhet t’i garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, vendit ku është vendosur operatori i transportit, vendit të origjinës, si dhe vendit të destinacionit të autobusit dhe shërbimit të ofruar.
Ky Protokoll ka qenë i hapur për nënshkrim nga Palët Kontraktuese të Marrëveshjes Interbus, pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, që vepron si Depozitues i këtij Protokolli dhe është nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Principata e Andorrës, Bosnje-Hercegovina, Republika e Moldavisë, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina.
“Në një kohë kur turizmi në Republikën e Shqipërisë ka shënuar një hov të ri, ndërkohë që pas një prove gjenerale të suksesshme të vitit 2023 kur në territorin tonë hyjnë 10 milionë pasagjerë, sot kur jemi të përgatitur sipas të gjitha projeksioneve për të pranuar dhe për të akomoduar në vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë, të gjitha planet të cilat kanë të bëjnë me transportin detar, atë ajror dhe rrugor janë të domosdoshme dhe prioritare. Çdo marrëveshje e cila akomodon një përafrim ligjor me të gjitha kriteret dhe kërkesat e Bashkimit Europian në këtë moment janë shumë të rëndësishme”, tha ajo.
Balluku theksoi se krahas marrëveshjeve qeveria po punon edhe për ndërtimin e infrastrukturës për t’ju përgjigjur fluksit të turistëve.
“Përpjekjeve të qeverisë për të ngritur një infrastrukturë moderne, me ndërtimin e korridoreve rrugore, ashtu siç është ndërtimi i Korridorit VIII dhe ndërtimi i Korridorit Blu, një prej segmenteve të të cilit do të dorëzohet në 30 qershor të këtij viti, segmenti i parë, ai që lidhë Thumanë-Kashar, por duke pasur parasysh dhe një nyje shumë të rëndësishme që është nyja e lidhjes me aeroportit ndërkombëtar, si dhe duke pasur të gjitha planet e tjera për këtë verë për të hapur tunelin e Llogarasë gjithashtu në 30 qershor apo në ditët e para të korrikut, për të vazhduar më pas me dorëzimin e Unazës së Madhe të Tiranës, në fund të dhjetorit të këtij viti apo edhe dorëzimin e punimeve në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, gjithashtu në dhjetor të 2024, sigurisht askush nuk mund të vendosë në dyshim të gjithë përpjekjen, angazhimin dhe fokusin e Qeverisë Shqiptare për të çuar infrastrukturën kritike, infrastrukturën e transportit detar, tokësor dhe ajror në një nivel tjetër që do ti përgjigjej fare mirë kërkesës së rritur të vizitorëve të huaj, por edhe të investitorëve të huaj në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Fjala e plotë:
Projektvendimi i cili po shqyrtojmë sot parashikon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus, ndryshe e quajtur marrëveshja Interbus, në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të specializuar të udhëtarëve me këtë mjet udhëtues.
Vendi ynë ka aderuar në Marrëveshjen Interbus në vitin 2004 për herë të parë dhe në bazë të kësaj marrëveshje kryhen transportet ndërkombëtare të rastit apo ato turistike dhe në ndërkohë, nëpërmjet përdorimit të librave të udhëtimit, i cili lëshohet për subjektet e licencuara për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, ky proces formalizohet.
Qëllimi i Marrëveshjes Interbus është që të zgjerohet përmes dispozitave të këtij Protokolli shtesë, mbi procedurat për shërbimet e rregullta dhe të specializuara, që janë objekt autorizimi. Protokolli synon të ndikojë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në Europë, si dhe për të lehtësuar organizimin dhe operimin e tij. Ka si objektiv strategjik të Qeverisë për të rritur dhe forcuar sektorin e turizmit dhe dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet Palëve Kontraktuese të këtij Protokolli, si dhe dëshirën për të zgjeruar qëllimin e shërbimeve të transportit të përcaktuar në Marrëveshjen Interbus, për të mbuluar gjithashtu shërbimet e rregullta dhe të specializuara që janë objekt i disa kushteve si më poshtë:
- Transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve të çdo kombësie, me anë të mjeteve dhe të shërbimeve të rregullta dhe të rregullta të specializuara me autobus:
- Udhëtimet bosh të këtyre autobusëve që merren me këto lloj shërbimesh.
Protokolli gjithashtu përcakton se Palës Kontraktuese duhet ti garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, vendit ku është vendosur operatori i transportit, vendit të origjinës, si dhe vendit të destinacionit të autobusit dhe shërbimit të ofruar.
Ky Protokoll ka qenë i hapur për nënshkrim nga Palët Kontraktuese të Marrëveshjes Interbus, pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, që vepron si Depozitues i këtij Protokolli dhe është nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Principata e Andorrës, Bosnje-Hercegovina, Republika e Moldavisë, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina.
Në një kohë kur turizmi në Republikën e Shqipërisë ka shënuar një hov të ri, ndërkohë që pas një prove gjenerale të suksesshme të vitit 2023 kur në territorin tonë hyjnë 10 milionë pasagjerë, sot kur jemi të përgatitur sipas të gjitha projeksioneve për të pranuar dhe për të akomoduar në vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë, të gjitha planet të cilat kanë të bëjnë me transportin detar, atë ajror dhe rrugor janë të domosdoshme dhe prioritare. Çdo marrëveshje e cila akomodon një përafrim ligjor me të gjitha kriteret dhe kërkesat e Bashkimit Europian në këtë moment janë shumë të rëndësishme.
Ndaj unë do të theksoja që përpjekjeve të Qeverisë për të ngritur një infrastrukturë moderne, me ndërtimin e Korridoreve rrugore, ashtu siç është ndërtimi i Korridorit VIII dhe ndërtimi i Korridorit Blu, një prej segmenteve të të cilit do të dorëzohet në 30 qershor të këtij viti, segmenti i parë, ai që lidhë Thumanë-Kashar, por duke pasur parasysh dhe një nyje shumë të rëndësishme që është nyja e lidhjes me aeroportit ndërkombëtar, si dhe duke pasur të gjitha planet e tjera për këtë verë për të hapur tunelin e Llogarasë gjithashtu në 30 qershor apo në ditët e para të korrikut, për të vazhduar më pas me dorëzimin e Unazës së Madhe të Tiranës, në fund të dhjetorit të këtij viti apo edhe dorëzimin e punimeve në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, gjithashtu në dhjetor të 2024, sigurisht askush nuk mund të vendosë në dyshim të gjithë përpjekjen, angazhimin dhe fokusin e Qeverisë Shqiptare për të çuar infrastrukturën kritike, infrastrukturën e transportit detar, tokësor dhe ajror në një nivel tjetër që do ti përgjigjej fare mirë kërkesës së rritur të vizitorëve të huaj, por edhe të investitorëve të huaj në Republikën e Shqipërisë.
Sondazh

Cilat janë rreziqet për tregtinë botërore? - OBT: Tensionet gjeopolitike dhe rritja e proteksionizmit
Vëllimi i tregtisë botërore të mallrave parashikohet të rritet me 2.6% në vitin 2024, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Organizata Botërore e......

Hekurudha Durrës-Pogradec do të jetë elektrike - Korridori VIII/ Hapet tenderi për projektimin me fond limit 450.000 euro
Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike. Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin me fond limit......

Sa po kursejnë shqiptarët nga sistemi AIPS? - Vetëm në dy muaj përmes tij u transferuan 723 mln euro
Prej dy vitesh tashmë në sistemin bankar është funksional programi AIPS që bën të mundur realizimin e transfertave kombëtare në Euro mes bankave pa tarifa......

Konkurrenca, 46.2 milionë lekë të ardhura në 2023 - Raporti Vjetor i Autoritetit/ 15.5 milionë lekë të arkëtuara vetëm nga gjobat
Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë lekë vitin e shkuar, 30.7 milionë nga procedurat e përqendrimeve dhe 15.5 milionë nga gjobat, thuhet në......

“Ekonomia globale është e kontraktuar” - Sipas FMN, shkak janë mungesa e reformave të produktivitetit
Rritja ekonomike globale do të arrijë vetëm 2.8% deri në vitin 2030, një pikë përqindje e plotë nën mesataren historike, nëse nuk bëhen reforma të thella për......

Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles - Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024
Kartëmonedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e mbretit Charles III u prezantuan nga Guvernatori i Bankës së Anglisë dhe do të emetohen për herë......

Dominimi i gjelbër i Kinës - Investimet në teknologjinë e pastër u rritën me 40%, në 890 miliardë dollarë
Një luftë tregtare midis Kinës dhe Perëndimit për mallrat e gjelbra nuk është e përshtatshme për të luftuar ndryshimet klimatike, por mund të ngadalësojë......

Fondi Europian i Rimëkëmbjes rrezikon dështimin - Vendet anëtare kërkojnë reduktim të menjëhershëm të burokracive
Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë më pak se një të tretën e shumës fillestare prej 723 miliardë eurosh që supozohej të ndaheshin për......