Në moshën 55-vjeçare themeloi kompaninë e mikroçipëve - Profil/ Morris Chang krijoi TSMC, e cila aktualisht dominon botën

Historia e kompanive më të vlefshme të teknologjisë në botë fillon pothuajse në të njëjtën mënyrë. Të gjitha ato u krijuan në garazhe apo konvikte universitare nga sipërmarrës jashtëzakonisht të rinj. Bill Gates ishte 19, Steve Jobs 21 dhe Jeff Bezos 30.
Megjithatë, një nga kompanitë më të mëdha në botë u themelua nga Morris Chang kur ai ishte 55 vjeç. Është e vetmja kompani që vlen kaq shumë dhe e krijuar nga dikush kaq i madh në moshë, shkruan Wall Street Journal për TSMC. Kjo është një kompani për të cilën shumë as nuk kanë dëgjuar, edhe nëse i përdorin produktet e saj çdo ditë. Ky gjigant gjysmëpërçuesish prodhon komponentë kritikë për kompjuterët, telefonat, makinat, sistemet e inteligjencës artificiale dhe përgjithësisht të gjitha pajisjet që janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Chang kishte një karrierë të gjatë në industrinë e mikroçipëve dhe mund të konsiderohej një legjendë në fushën e tij edhe nëse do të kishte dalë në pension në vitin 1985. Megjithatë, ai zgjodhi të ndryshojë tërësisht jetën e tij dhe revolucionarizoi industrinë e tij.
Morris Chang kishte punuar tashmë për 30 vjet në fushën e mikroçipëve në Shtetet e Bashkuara kur u transferua në Tajvan me një qëllim të thjeshtë por sfidues: “Të krijonte një kompani të madhe gjysmëpërçuesish”.
Dhe kompania që ai ndërtoi ishte ndryshe nga çdo tjetër në industri. Për shkak se ndërsa shumë nga pajisjet që përdorim çdo ditë mundësohen nga mikroçipet TSMC, TSMC nuk i projekton apo shet këto çipa. Logjika e saj binte ndesh me modelin e biznesit të industrisë, ku kompanitë projektuan dhe ndërtonin vetë çipat.
Ideja radikale e Chang ishte të ndërtonte një kompani që do të prodhonte ekskluzivisht çipa të dizajnuar nga klientët e saj. Duke qenë se nuk projekton dhe shet mikroçipet e veta, TSMC nuk konkurron kurrë me klientët e saj. Ky model revolucionar transformoi industrinë dhe e bëri TSMC kaq të rëndësishme për ekonominë globale. Në fakt, sot është kompania nga e cila amerikanët varen më shumë, por dinë më së paku. Maurice Chang sot është 92 vjeç. Ai zyrtarisht doli në pension si kryetar i TSMC në 2018-ën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Cilat vende janë shtëpia e njerëzve më të arsimuar në Europë?
Popullsia me arsim të lartë, që është niveli më i lartë, ndryshon ndjeshëm në të gjithë Europën, sipas të dhënave në dispozicion. Mesatarisht, pothuajse një e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

‘’Rizgjimi’’ i Sazanit/ Brenda ish-bazës ushtarake sekrete plot bunkerë, e ardhmja me projektin e Jared Kushner
SCAN TV udhëtoi drejt Sazanit, ishullit më të madh të Shqipërisë, i cili ngjason sot me një vend, ku çdo epokë e historisë ka lënë gjurmën e saj. E më......

Rezerva energjetike arrin në 1054 gWh - Situata në Kaskadë, KESH: Kemi plotësuar nevojat e vendit, pa importuar
Rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është rreth 1054 gWh, sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që e konsideron këtë një vlerë optimale të......

Votuesit grekë shqetësohen për rritjen e çmimeve para zgjedhjeve në BE!
Çmimet në rritje të mallrave janë përparësia kryesore për votuesit grekë, sipas të gjitha sondazheve përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme të Parlamentit......

Si do të jetë skema e re e pensioneve në Shqipëri? - BB: Reforma do të përqendrohet në 4 shtylla kryesore
Së shpejti do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014, e ka mbyllur......

“Shqipëria, të ofrojë vende pune me paga më të larta” - Kreu i Bankës Botërore: Nevojitet transformim i ekonomisë drejt produktivitetit
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2024 do të vijojë të qëndrojë në nivelin 3.3 %. Dhe për të shkuar më tej, do të nevojitet......

Marrëveshja Interbus, Balluku: Transporti ndërkombëtar prioritet, i shërbejnë turizmit!
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me......