Pritet të aplikohet Sistemi Inteligjent i Transportit - Hapet tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Limiti i fondit kap vlerën 1.257 miliardë lekë dhe është parashikuar që punimet të zgjasin dy vite.
Në segmente të caktuara rrugore do të zbatohet Sistemi Inteligjent i Transportit dhe do të ndërtohen 6 stacione të mbledhjes së tarifës së rrugës në Tunelin e Llogarasë.
Rreth 213.7 km rrugë të përzgjedhura me prioritet gjeografik për zbatimin e Sistemit Inteligjent të Transportit në këtë fazë të dytë, janë:
Milot – Lezhë – Shkodër – Hani i Hotit 76.3 km
Levan – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë 110.8 km
Orikum – Dukat (hyrja në tunel) 14.7 km
Tunel Llogara – Palasë 7.4 km
Palasë – Dhërmi 4.5 km
Projekti ka si komponentë kryesorë sistemet, punimet dhe instalimet në rrugë, si dhe sistemet e komunikimit me pikat në rrugë. Instalimet në pikat e kontrollit do të konsistojnë në ndërtimin e urave metalike mbi rrugë, instalimin e pajisjeve të monitorimit si dhe të sinjalistikës, lidhjen e instalimeve me rrjetin elektrik dhe informatik. Mbi urë (në pjesën e poshtme të saj) dhe në kollona betoni në formë piramidale do të vendosen dhe të instalohen kamerat LPR për leximin e targave.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Analiza/ Pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh? - Përpunimi i shifrave, çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur......

Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet......

Rritja e pagave/ Mete: Sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete gjate aktivitetit kushtuar Javës Globale të Parasë u shpreh se me rritjen e pagave që do bëhet në qershor,......

Çfarë do të ndodhë me skafet dhe motorët e ujit këtë sezon? - Lehtësohen rregullat. Operatorët, jo më licencim, por certifikim
Në vijim të përgatitjeve për sezonin e këtij viti, të gjithë operatorët që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike duhet të certifikohen, me qëllim......

Çfarë do të ndryshojë në skemën e pensioneve? - SCAN zbardh detajet/Nga formula e indeksimit, tek mosha e përfitimit
Shqipëria ka nevojë të domosdoshme për një reformë të re pensionesh e cila duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të ardhura më të mira për moshën e......

Gjermanisë do i mungojnë 663 mijë ekspertë IT - Numri do të rritet ndjeshëm nëse nuk merren masa të menjëhershme
Pa politikat e duhura, Gjermanisë mund t'i mungojnë rreth 663.000 profesionistë të IT-së në vitin 2040. Shoqata dixhitale ‘Bitkom’ llogarit se 149.000 të tillë......

Central eolik 120 MW në Pogradec - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Teksa interesi për centrale diellore ka qenë në rritje vitet e fundit, investitorët po hedhin sytë edhe nga energjia e erës. Pranë Ministrisë së......

FMN, optimist për inflacionin - Georgieva: Po lehtësohet më shpejt se sa pritej
Sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, inflacioni po lehtësohet më shpejt se sa pritej, por nuk është mposhtur plotësisht. Ajo iu......