Shqipëria Postuar më 13 Prill 2024, 10:28

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë

Nga SCAN TV
Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte

Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson lehtësim të kreditimit pranë bankave tregtare në vend.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, përfitues janë  subjekte të  industrisë  përpunuese,  kategoria  NACE  2,  për  investime  në  teknologji  dhe  në  inovacion,  si  dhe  për  blerje  të lëndës së parë. Nëpërmjet  kësaj mbështetje, ky sektor mund të lehtësohet për  blerjen e makinerive, automatizimin e linjave të  prodhimit, si dhe krijimin e kushteve strukturore për  të realizuar ciklin e plotë  (Made in Albania).

Por cilat janë kriteret për të përfituar? Sipas vendimit, Huamarrësi duhet të jetë subjekt i regjistruar  në Qendrën Kombëtare të Biznesit; struktura e kapitalit të zotërohet 100% nga subjekte jopublike; nuk duhet të ketë detyrime  tatimore të papaguara në momentin e aplikimit. nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër Kredie.

Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin nuk mund të jetë më e lartë se 100 milionë lekë.  Referuar vendimit huadhënësi duhet të ofrojë huan me një normë interesi vjetore preferenciale, të barabartë  me: normën mesatare të interesit të tri bonove të  thesarit 12-mujore më të fundit të emetuara nga  qeveria e Republikës së Shqipërisë (referenca/ indeksi); plus një marzh në një nivel maksimal  prej 1.5%, në varësi të afatit të Huas dhe  produktit me të cilin do të ofrohet Huaja. Tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e  kredisë nuk duhet të jenë në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5%.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat