Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës, si dhe shtimin e vendqëndrimeve të avionëve.
Investimi i përgjigjet rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Të dhënat e muajve të parë të këtij viti parashikojnë që viti 2024 të sjellë në Shqipëri një numër akoma edhe më të madh të pasagjerëve, krahasuar me vitin e kaluar.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, ku janë marrë të gjitha masat që ndërhyrjet që po realizohen të mos ndikojnë në operimin e aeroportit.
Drejtori Et’hemaj tha se zgjerimi i terminalit rrit kapacitetet përpunuese të aeroportit, ndërsa tek pjesa e re që po ndërtohet do të shtohen edhe 3 Gate.
“Po ndërhyhet për të mbështetur rritjen e numrit të pasagjerëve. 15 mijë metër katrorë këtu akomodojnë 13 mijë pasagjerë. Në përfundim të fazës së tretë, aeroporti i Tiranës, në orën më të ngarkuar, akomodon 30 mijë pasagjerë. Ne jemi në gjendje të akomodojmë në një orë 30 mijë pasagjerë. Kjo është ekzakt çfarë duhet të bëhet. Investimi shkon së bashku me rritjen e pasagjerëve”, tha Et’hemaj.
Sa i takon pistës, zgjatimi i saj do të bëjë të mundur fluturimet transoqeanike. I gjithë investimi parashikohet të jetë gati verën e vitit të ardhshëm. Gjithashtu ndërtimi i rrugës lidhëse krijon lehtësira në menaxhimin e trafikut ajror.
Vitin e kaluar në tre mujorin e parë në aeroportin e Rinasit ka pasur 92 fluturime në ditë, ndërkohë që gjatë vitit 2024 janë 147 fluturime, një shifër që tregon rritjen e madhe të fluksit të pasagjerëve.
Ministrja Belinda Balluku theksoi se pikërisht kjo rritje shton ndjeshëm nevojën për investime, ndërsa solli në vëmendje të gjithë planin e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e sektori të avancionit civil.
“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë se si strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirëstudiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”, tha Balluku.
Ministrja Belinda Balluku shtoi më tej se rritja e trafikut ajror dhe zhvillimi që po merr aviacioni civil në Shqipëri kanë nevojë edhe për kapacitete të reja në burimet njerëzore. “E gjithë kjo strukturë e madhe aeroportuale, e ndërtuar nga veriu deri në jug do të ketë nevojë për kapitalin njerëzor, që është më i rëndësishmi. Por në aviacion, ndryshe nga fusha të tjera, që të ngresh një ekspert të navigimit, siç janë kontrollorët e navigimit ajror, apo të ngresh një ekspert të aeroporteve duhet punë. Nuk është një proces i lehtë dhe për më tepër duhen akademi të mirëfillta të cilat trajnojnë dhe certifikojnë. Më pas përmes proceseve të aviacionit civil ne japim licenca. Nuk është thjesht një certifikim. Licencojmë të gjithë këta ekspertë si në navigim apo aeroportual. Për këtë arsye ne kemi nisur punën për ngritjen e një akademie”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se një tjetër sektor që do të zhvillohet në Shqipëri, si në aeroportin e Vlorës ashtu edhe atë të Tiranës, është ai për mirëmbajtjen e avionëve. Një sektor që deri më tani ka munguar në vendin tonë dhe që do të kërkojë gjithashtu kapacitete shtesë njerëzore.
Sondazh

Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria, hua në vlerën e 120 milionë eurove nga Agjencia Franceze e Zhvillimit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Paris, Francë, u shpreh: Krenar të njoftoj......

Pritet të aplikohet Sistemi Inteligjent i Transportit - Hapet tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Limiti i fondit kap vlerën 1.257 miliardë......

Analiza/ Pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh? - Përpunimi i shifrave, çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur......

Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet......

Rritja e pagave/ Mete: Sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete gjate aktivitetit kushtuar Javës Globale të Parasë u shpreh se me rritjen e pagave që do bëhet në qershor,......

Çfarë do të ndodhë me skafet dhe motorët e ujit këtë sezon? - Lehtësohen rregullat. Operatorët, jo më licencim, por certifikim
Në vijim të përgatitjeve për sezonin e këtij viti, të gjithë operatorët që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike duhet të certifikohen, me qëllim......

Çfarë do të ndryshojë në skemën e pensioneve? - SCAN zbardh detajet/Nga formula e indeksimit, tek mosha e përfitimit
Shqipëria ka nevojë të domosdoshme për një reformë të re pensionesh e cila duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të ardhura më të mira për moshën e......

Gjermanisë do i mungojnë 663 mijë ekspertë IT - Numri do të rritet ndjeshëm nëse nuk merren masa të menjëhershme
Pa politikat e duhura, Gjermanisë mund t'i mungojnë rreth 663.000 profesionistë të IT-së në vitin 2040. Shoqata dixhitale ‘Bitkom’ llogarit se 149.000 të tillë......