Rritja e shpejtë e konsumit të energjisë - Fabrika e baterive në Kaliforni, ndër më të mëdhatë në botë

Një fabrikë e madhe e baterive pranë Los Anxhelosit do të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke premtuar të mbështesë rrjetin elektrik të Kalifornisë gjatë sezonit të pikut të verës dhe të ndihmojë shtetin të përmbushë objektivat ambicioze të klimës.
“Nova Power Bank” një projekt miliarda dollarësh i Calpine, i ndërtuar në vendin e një termocentrali të dështuar me gaz, do të jetë në gjendje të furnizojë me energji rreth 680.000 shtëpi deri në katër orë kur të karikohet. Gjithashtu do të mund të ndihmojë në nxitjen e industrive të energjisë së rinovueshme të Kalifornisë, të cilat ofrojnë më shumë se një të tretën e nevojave të shtetit për energji.
Banka e baterive litium-jon 680 megavat është e madhe edhe për Kaliforninë, e cila krenohet me rreth 55% të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vend, sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA. Calpine do të sigurojë 620 MW në dy faza këtë vit duke filluar nga vera dhe 60 MW të mbetur në vitin 2025.
Projektet e baterive në qindra megavat po bëhen më të zakonshme. Sisteme të tilla të mëdha ekzistojnë ose janë në zhvillim e sipër në Kaliforni, Florida, Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë.
Objekti i ri i Calpine është pjesë e një boom-i të magazinimit në SHBA me qendër në Kaliforni dhe Teksas, dy shtete me sasi të mëdha dhe në rritje të energjisë së erës dhe diellit. Ruajtja e energjisë konsiderohet jetike për zgjerimin e energjisë së rinovueshme, sepse lejon që energjia elektrike e prodhuar kur dielli shkëlqen ose kur fryn era që të përdoret në fund të ditës kur konsumatorët kanë nevojë për të.
Kalifornia konsiderohet një pionier me planin që ndërmarrjet e saj të fillonin ruajtjen e energjisë më shumë se një dekadë më parë. Shteti pritet të ketë nevojë për rreth 50 gigavat ruajtje të baterisë për të përmbushur objektivin e tij të vitit 2045 për të marrë të gjithë fuqinë e tij nga burime pa karbon, nga rreth 7 GW sot.
Calpine, më e njohur në shtet për flotën e saj të impianteve të gazit, ka rreth 2000 MW kapacitet baterie në zhvillim e sipër.
Kapaciteti i baterisë është zgjeruar në Kaliforni që nga viti 2020, kur ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë një vale të nxehtë të verës i shtynë zyrtarët shtetërorë të nisin një prokurim urgjent. Dy vjet më vonë, bateritë siguruan energji të vlefshme gjatë një valë të nxehti të shtatorit, duke përbërë 2.4% të gjenerimit gjatë orëve të mbrëmjes, sipas operatorit të rrjetit të shtetit të Kalifornisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë
Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson......

OSHEE kërkon përmbarues për arkëtimin e detyrimeve - Faturat e energjisë, ekzekutim i detyrueshëm i titujve ekzekutivë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kërkon mbështetje nga përmbaruesit për arkëtimin e detyrimeve. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen......

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë? - U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të......

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në......

Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria, hua në vlerën e 120 milionë eurove nga Agjencia Franceze e Zhvillimit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Paris, Francë, u shpreh: Krenar të njoftoj......

Pritet të aplikohet Sistemi Inteligjent i Transportit - Hapet tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Limiti i fondit kap vlerën 1.257 miliardë......

Analiza/ Pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh? - Përpunimi i shifrave, çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur......

Lançohet për konsultim Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030: Mbështetje për Startup-et, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj lançoi për konsultim Strategjinë e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative për vitet......