Kina vendos një satelit në orbitën hënore - Objektivi, më shumë kërkime në të ardhmen

Kina ka vendosur me sukses satelitin ‘Queqiao-2’ në orbitën hënore për kërkime të ardhshme hënore dhe sateliti ka përfunduar së fundmi testet e komunikimit në orbitë. Konfirmimi zyrtar u bë nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA).
Sateliti përfundoi me sukses një test komunikimi më 6 prill me anijen robotike Chang'e-4, e cila tani po kryen një mision kërkimor në anën e largët të Hënës, dhe më 8-9 prill, ai kreu teste komunikimi me sondën Chang'e-6. Sateliti Queqiao-2 u lëshua më 20 mars dhe hyri në orbitën e synuar hënore më 2 prill.
Dy satelitë testues të teknologjisë së komunikimit dhe navigimit, Tiandu-1 dhe Tiandu-2, u dërguan në hapësirë së bashku me Queqiao-2. Ata hynë në orbitat e tyre të synuara më 29 mars dhe u ndanë më 3 prill dhe tani po kryejnë një seri testesh komunikimi dhe navigimi, thuhet në deklaratë.
Sateliti Queqiao u lançua në vitin 2018 për komunikimet Tokë-Hënë, dhe orbita e Queqiao-2 është më afër Hënës, gjë që përmirëson shumë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave. Queqiao-2 thuhet gjithashtu se ka përmirësuar ndjeshëm mbulimin e tij të komunikimit në polin jugor hënor në krahasim me Queqiao.
Në të ardhmen, Queqiao-2 do të ofrojë shërbime komunikimi për sondën hënore Chang'e-4 dhe misionin Chang'e-6, siç është planifikuar, dhe do të kryejë kërkime shkencore. Vendosja e satelitit rele Queqiao-2 është një hap kyç për misionet e ardhshme të kërkimit hënor të Kinës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rritja e shpejtë e konsumit të energjisë - Fabrika e baterive në Kaliforni, ndër më të mëdhatë në botë
Një fabrikë e madhe e baterive pranë Los Anxhelosit do të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke premtuar të mbështesë rrjetin elektrik të Kalifornisë gjatë......

Si mund të përfitohet garancia sovrane nga fasonët? - Kushte preferenciale nga bankat, shuma maksimale e huasë 100 milionë lekë
Industria me material porositësi do të mund të përfitojë nga garancia sovrane e vënë në dispozicion nga qeveria prej 4 miliardë lekësh, e cila u mundëson......

OSHEE kërkon përmbarues për arkëtimin e detyrimeve - Faturat e energjisë, ekzekutim i detyrueshëm i titujve ekzekutivë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kërkon mbështetje nga përmbaruesit për arkëtimin e detyrimeve. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen......

Për çfarë ankohen më shumë punonjësit shqiptarë? - U vonohen pagat dhe nuk u paguhen sigurimet shoqërore
Të punësuarit në vend kanë një sërë ankesash për punëdhënësit e tyre sa i takon zbatimit të kodit të punës. Gjatë vitin 2023, pranë Inspektoratit Shtetëror të......

Balluku inspekton punimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: Investime për t’ju përgjigjur fluksit në rritje të pasagjerëve
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në......

Nënshkruhen 2 marrëveshje me qeverinë franceze - Shqipëria, hua në vlerën e 120 milionë eurove nga Agjencia Franceze e Zhvillimit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Paris, Francë, u shpreh: Krenar të njoftoj......

Pritet të aplikohet Sistemi Inteligjent i Transportit - Hapet tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Limiti i fondit kap vlerën 1.257 miliardë......

Analiza/ Pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh? - Përpunimi i shifrave, çfarë solli skema e miratuar në vitin 2014
Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur......