Tender i ri për lumin Vjosa - Pas shpalljes Park Kombëtar, nis gara për konsulentin!

Pas vendimin për anulimin e koncesioneve të hidrocentraleve dhe shpalljen si zonë e mbrojtur, për lumen Vjosa ka nisur procesi për konkretizimin e projektit të radhës. Synimi është ndërtimi i një parku model, pjesë e të cilit do të jenë edhe kompani private dhe shoqëria civile
Pas vendimit për ta shpallur zonë të mbrojtur, ministria e Kultutrës ka shpallur tenderin për të përzgjedhur konsulentin për vlerësimin e basenit ujëmbledhës dhe ekosistemit lumor të Lumit Vjosa me qëllim shpalljen “Park Kombëtar Lugina e Vjosës” dhe hartimin e projekt-planit të nënzonimit të territorit të Zonës së Mbrojtur”.
Fondi limit është 14 milionë lekë dhe parashikon realizimin e një studimi të detajuar dhe nënzonimin e territorit të zonës së mbrojtur.
Pritet që në vitin 2023 të zhvillohet një plan menaxhimi i detajuar për zonën, përfshirë këtu dhe një plan operacional të detajuar.
Në Shqipëri lumi Vjosa përshkon rreth 192km, duke kaluar në zona malore dhe fushore, deri në derdhjen e tij në detin Adriatik. Në muajin qershor, qeveria shqiptare vendosi të shpallë lumit Vjosa si ‘Park Kombëtar’, një vendim që ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Për të arrritur në këtë vendim, u organizuan një serë peticionesh e protestash për faktin se aty ishte planifikuar ndërtimi i 8 hidrocentraleve, që sipas ekspertëve, do të sillte shkatërrimin e lumit.
Vendimi që solli anulimin e koncesioneve të hidrocentraleve u shoqërua nga një marrëveshje për mes qeverisë dhe një organizate ambientaliste amerikane për hartimin e një plani të qendrueshëm për ndërtimin e Parkut Kombëtar të lumit Vjosa. Synimi në këtë rast është ndërtimi i një parku model për Ballkanin, përmes bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, kompanive private dhe shoqërisë civile.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=nyjz0_BwZY4
Sondazh

Rindizet “E-Albania” - Kthehen online 1118 shërbime nga 1225
Portali unik qeveritar E-Albania është rikthyer funksional në pjesën më të madhe të shërbimeve online. Që prej ditës së diel, portali kishte dalë jashtë......

Sulmi kibernetik, Rama: Agresion i organizuar, dyshojmë te dy shtete. Të rezervuar për emrat, do të ndërmarrim hapa diplomatikë pas hetimeve!
“Një agresion të organizuar nga shtet jo miqësor”, kështu e ka konsideruar kryeministri Rama sulmin kibernetik ndaj platformave qeveritare. Në një deklaratë......

Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqjen pas ‘kolapsit’ të qeverisë së tij!
Kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen të enjten pasi aleatët kryesorë të koalicionit bojkotuan një votëbesim, duke sinjalizuar gjasat për zgjedhje......

Ndryshimet klimatike – Industria e turizmit në rrezik?!
Plazhe që zhduken, nxehtësi ekstreme, uragane, pista skish që shkrijnë, të gjitha këto ndikojnë edhe tek industria e turizmit. Edhe pse jo në atë masë që ishte......

Vokswagen drejt zgjidhjes së mungesës së çipave - Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë do të zhvillojë gjysmëpërçues të ri me STMicro
Volkswagen i Gjermanisë dhe prodhuesi franko-italian i çipave STMicroelectronics do të bashkë-zhvillojnë një gjysmëpërçues të ri mes një problemi global të......

Euro rimëkëmbet pasi Rusia hap përsëri rubinetet e gazit. Sa kuotohen sot nafta dhe ari?!
Euro u rrit të enjten nga lehtësimi që gazi filloi të rrjedhë përsëri përgjatë tubacionit më të madh nga Rusia në Gjermani, megjithëse shqetësimet e rritjes......

Shkarkime 'spektakolare' në Ukrainë: Çfarë nënkuptojnë këto vendime të personelit?
Fillimisht tërheqja e disa ambasadorëve, më pas shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski po godet. Çfarë nënkuptojnë këto......

Problemet e zinxhirit të furnizimit të Tesla-s e detyruan atë të shesë 75% të bitcoin-it të saj - Musk i quan fabrikat e reja në Austin dhe Berlin “furra parash”
Interesi i Teslës për bitcoin është kritikuar si një shpërqendrim dhe një shfaqje për kompaninë e makinave elektrike. Por kur një bllokim i përhapur i Covid-it......