Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2022, 11:18

Rindizet “E-Albania” - Kthehen online 1118 shërbime nga 1225

Nga SCAN TV
Rindizet “E-Albania” - Kthehen online 1118 shërbime nga 1225

Portali unik qeveritar E-Albania është rikthyer funksional në pjesën më të madhe të shërbimeve online. Që prej ditës së diel, portali kishte dalë jashtë funksionit si rrjedhojë e një sulmi kibernetik, duke i lënë qytetarët dhe bizneset pa shërbime

Portali Unik qeveritar  E-Albania është rikthyer në funksionalitet thuajse terësor, duke ofruar 1 mijë e 118 nga 1 mijë e 225 shërbime për qytetarët.  Referuar njoftimit zyrtar, tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale:

- Dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit)

Do të mund të aplikohet për:

- Regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve

- Shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, Portali E- Albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI-t, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:

- Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;

- Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;

- Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;

- Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;

- Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;

- Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;

- Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;

- Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike

Në fund të njoftimit, AKSHI kërkon mirëkuptim nga përdoruesit në rast se do të ketë probleme të metejshme për faktin se sulmi kibernetik me të cilët u përball konsiderohetr si një sulm që nuk ishgte parë ndonjëherë në vendin tonë. Që prej ditës së diel, portal unik qeveritar ndërpreu shërbimet për shkak të një sulmi kibernetik.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat