Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2022, 11:15

Sulmi kibernetik, Rama: Agresion i organizuar, dyshojmë te dy shtete. Të rezervuar për emrat, do të ndërmarrim hapa diplomatikë pas hetimeve!

Nga SCAN TV
Sulmi kibernetik, Rama: Agresion i organizuar, dyshojmë te dy shtete.

“Një agresion të organizuar nga shtet jo miqësor”, kështu e ka konsideruar kryeministri Rama sulmin kibernetik ndaj platformave qeveritare.

Në një deklaratë të mbajtur nga Kryeministria tha se do të merren masat e nevojshme. Sipas tij 'sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme.' "Ky është një agresion i organizuar nga një shtet."

"Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara., Kjo është pjesa më delikate. Kemi qenë në një luftë me agresor që bombardonte nga të gjitha anët rrjetet tona në hapësirën virtuale. Nuk mund të marrim përgojoj dy shtete. Ky sulm i fortë ka treguar forcën e sistemit tonë, është gjithçka që ndodh", tha Rama.

Teksa u pyet për nëse sistemi qeveritar ishte i dobët, Rama e kundërshtoi duke e krahasuar me vendet e tjera. "Nuk është sistemi i brishtë, masa e mbylljes u mor për të mbrojtur të dhënat. Atë e kanë bërë dhe shumë shtete te tjera dhe vet Amerika."

Për rikthimin në normalitet të të gjitha shërbimeve kryeministri rama tha se deri në fundjavë do të jenë të disponushme të 1225 shërbimet elektronike që ofrohen për qytetarët.

Për sulmin kibernetik do të ketë një deklaratë edhe nga ekspertët ndërkombëtarë që asistuan në sigurinë e shërbimeve të e-albania.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=y2D6ta-3Z2E

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat