Bota Postuar më 26 Korrik 2023, 10:28

Temperaturat mund ta bëjnë tokën pjesërisht të pabanueshme - 1/5 e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse

Nga SCAN TV
Temperaturat mund ta bëjnë tokën pjesërisht të

Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali,  Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë vende vijnë lajme për temperatura ekstreme, bilanci i të cilave është i vështirë të bëhet.

Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.

Autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të motit të nxehtë dhe i kanë bërë thirrje miliona vetëve që të mbrohen nga nxehtësia përvëluese. Në jug të SHBA ditët që vijnë pritet që 80 milionë vetë të preken nga moti i nxehtë vdekjeprurës. Temperaturat janë rritur edhe në Europë, ku bëhet e ditur se verën e kaluar në shumë vende moti ka qenë aq i nxehtë saqë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 mijë vetëve.

Një studim i gazetës Nature Sustainability vjen në përfundimin se pa mbrojtje të madhe të klimës në më pak se 80 vjet rreth 2 miliardë vetë do të rrezikohen nga nxehtësia ekstreme dhe vdekjeprurëse. Kjo shifër përbën 23 % të sasisë së popullsisë që bota pritet të ketë në atë atë kohë.

Nëse politika për klimën mbetet ajo që është dhe bota shkon drejt ngrohjes me 2,7 gradë Celsius ose më shumë, atëherë deri në vitin 2100 vende si Katari, Mali ose Burkina Faso do të bëhen të pabanueshme nga njerëzit.  Rritja e temperaturave me 2,7 gradë do ta ndryshojë nga themelet "banueshmërinë” e Tokës dhe mund të shkaktojë një "riorganizim në shkallë të gjerë të vendeve në të cilat jetojnë njerëz,” thotë autori kryesor i studimit, Tim Lenton nga Universiteti britanik i Exeter-it.

Që sot, me ngrohjen me 1,1 gradë të Tokës në krahasim me periudhën paraindustriale, valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më të forta dhe në vdekjeprurëse për miliona njerëz të botës.

Studimet e mëparshme kanë treguar se qytetet janë më të rrezikuara nga moti i nxehtë për shkak të "efekteve të ngrohjes me ishuj”, ngrohjes vende vende. Ndërtesat, rrugët dhe infrastrukturat e thithin dhe e rrezatojnë ngrohtësinë diellore më shumë se sa ambienti natyror, si përshembull pyjet ose liqenet, gjë që bën që temperaturat në qytete të jenë në disa raste deri 15 gradë Celsius më të larta se sa temperaturat në zonat rurale.

E rëndësishme është dhe përshtatja e qyteteve me realitetin e ri të temperaturave të larta, sidomos duke krijuar në qytet më shumë sipërfaqe të gjelbërta. Santiago de Chile sapo ka filluar një projekt për mbjelljen e pemëve në qytet, me të cilin në gjithë qytetin do të mbillen 30 mijë pemë dhe do të zhvillohen strategji për t'i trajtuar pemët si infrastrukturë e qytetit.

Sensibilizimi për rreziqet e motit të nxehtë është një detyrat më të rëndësishme. "Është shumë e thjeshtë që të përshtatesh me motin shumë të nxehtë, duke pirë ujë, vajtur në hije dhe duke gjetur qetësi.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat