Takim prezantues mes studentëve të TBU dhe drejtuesve të Grupit Balfin! Fokusi, praktikat profesionale dhe punësimi i studentëve
U zhvillua në Tiranë një takim prezantues ndërmjet drejtuesve, studentëve, alumnëve dhe pedagogëve të Tirana Business University, me drejtuesit e Grupit BALFIN, ku i pranishëm ishte edhe themeluesi dhe Presidenti i këtij Grupi, Samir Mane.
Mane shprehu kënaqësinë e tij, që 85% e studentëve të Universitetit, punësohen gjatë apo pas studimeve të tyre në shoqëritë e Grupit BALFIN dhe jo vetëm, si një dëshmi e urës së fortë lidhesë të botës akademike me atë të biznesit.
Artan Hoxha, aksioner dhe ish-drejtues i Universitetit, e përshëndeti rolin që BALFIN Group ka patur që prej vitit 2014 në këtë Universitet, me investimet e tij dhe mundësitë e shumta për praktika profesionale dhe mundësi punësimi që i ka dhënë studentëve.
Drejtuesi i ri i Universitetit, Altin Sholla, e vuri theksin tek risitë dhe benefitet që do të ofrojë Tirana Business University, tashmë që do të drejtohet nga Grupi BALFIN.
Edhe studentët e pranishëm treguan përvojën e tyre në këtë universitet që ka kulmuar me punësim, që gjatë apo pas studimeve të tyre.
Grupi BALFIN ka marrë këtë vit paketën kontrolluese të Tirana Business University dhe pritet që për studentët apo gjimnazistët që do regjistrohen këtë vit dhe në vijim në fakultetet e këtij Universiteti, në degë si Menaxhim Biznesi, Drejtësi apo Teknologji e Informacionit, mundësitë për karriera profesionale dhe punësim, do të shtohen.
Sondazh

Kriteret për t’u bërë pjesë në eurozonë - Çfarë ndodh nëse Shqipëria vendos Euron monedhë kombëtare?
Ishte viti 2002 kur euro u fut fizikisht dhe zyrtarisht në tregjet shqiptare, e nga ku bizneset, vetë qytetarët si dhe institucionet e kanë konsideruar si një......

Kursi “rebelon” eksportuesit, 100 mln euro humbje - “Kompensim në nivelin 15 %, ose protesta masive”
Mbiçmimi i lekut në raport me monedhën europiane euro, i ka kushtuar eksportuesve dhe ekonomisë shqiptare afro 100 milionë euro të humbura në 6 muaj. Shifra......

Ku punësohen më shpejt të diplomuarit me zanat? - 57.5% e tyre përthithen nga tregu i punës që në vitin e parë
Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit......

Në lupë pagesat elektronike, nga 2024 autentifikim i thelluar - Subjektet do të detyrohen të verifikojnë minimalisht dy elementë të paguesit
Nga 1 janari 2024, subjektet që do ofrojnë shërbimet e pagesave elektronike do jenë të detyruara të përdorin sistemin e autentifikimit të thelluar. Rregullorja......

Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë - Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e......

Ndryshimet klimatike, shqiptarët të “frikësuarit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre. Të parët në rajon
Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të......

Cili është vendi më popullor për nomadët dixhitalë?
Nëse jeni kurioz të bëheni një nomad dixhital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si funksionon. Nga mënyra se si të paguani taksat deri tek vendi ku të......

Turqia “pushton” Malin e Zi - Pjesa më e madhe e bizneseve të huaja me pronarë turq dhe rusë
Turqit vërshojnë në Malin e Zi. Vitin e kaluar, në Mal të Zi kishte 18.400 kompani me pronësi të huaj, që është 25.4 % më shumë se në vitin 2021, sipas të......