Ku punësohen më shpejt të diplomuarit me zanat? - 57.5% e tyre përthithen nga tregu i punës që në vitin e parë

Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, sa i përket gjurmimit për të diplomuarit në shkollat profesionale, rezulton se 57.5% e totalit ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin të punësuar me pagë, 8.0% ishin të vetëpunësuar, ndërsa 11.2% punonin dhe studionin në të njëjtën kohë. Ndërkohë 23.5% ndiqnin kualifikime të mëtejshme si studentë apo kursantë; 10.8% ishin të papunë dhe nuk po kërkonin për punë, dhe 7.7% të diplomuar të papunë po kërkonin aktivisht për punë.
Krahasimi i rezultateve me vitin 2021, tregon se ka një rritje të konsiderueshme të të diplomuarve të punësuar (nga 40.2% në 57.5%), shoqëruar me një rënie të të diplomuarve që vijojnë studime të mëtejshme (nga 28.5% në vitin 2020 në 23.5% në vitin 2021), çka tregon një tendencë më të lartë të brezit aktual për t’u integruar në tregun e punës.
Por cili nga sektorët garanton punësim më të shpejtë apo ka kërkesë më të lartë? Të dhënat tregojnë se të 70 % të të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm , janë më të prirur për t’u punësuar, duke konfirmuar kështu orientimin e formimeve profesionale drejt kërkesave të tregut. Drejtimi hoteleri turizëm pasohet nga drejtimet me karakter industrial, ku më shumë se gjysma e të diplomuarve të Elektroteknikës, rreth 55.4% dhe Shërbime mjetesh transporti 63.3%, janë punësuar pas mbarimit të arsimit profesional.
Të diplomuarit në drejtimet teknike industriale si Elektroteknikë dhe Shërbime mjetesh transporti, ishin më të prirur për t’u ndier të sigurt dhe të stabilizuar në vendin e tyre të punës, përkundrejt drejtimeve të tjera.
Sa i takon pagesave, të diplomuarit në drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Elektroteknikë, rezultonin të punësuar me paga më të larta. Kështu, 35.1% e të diplomuarve në Hoteleri-Turizëm dhe 34.3% e të diplomuarve në Elektroteknikë, siguronin të ardhura më shumë se 50.001 lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Në lupë pagesat elektronike, nga 2024 autentifikim i thelluar - Subjektet do të detyrohen të verifikojnë minimalisht dy elementë të paguesit
Nga 1 janari 2024, subjektet që do ofrojnë shërbimet e pagesave elektronike do jenë të detyruara të përdorin sistemin e autentifikimit të thelluar. Rregullorja......

Rehabilitohet segmenti rrugor Fier-Vlorë - Balluku: Shkurtohet 5 km! Rruga e vjetër, brenda standardeve
Edhe një tjetër rrugë e rehabilituar do të jetë në dobi të turistëve të cilët duan të pushojnë në Vlorë. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e......

Ndryshimet klimatike, shqiptarët të “frikësuarit” e rajonit - Barometri i Ballkanit: 65% e mendojnë si kërcënues për shëndetin e tyre. Të parët në rajon
Shqiptarët duket të jenë më të shqetësuarit në rajon sa i përket ndryshimeve klimatike, vihet re në gjetjet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të......

Cili është vendi më popullor për nomadët dixhitalë?
Nëse jeni kurioz të bëheni një nomad dixhital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si funksionon. Nga mënyra se si të paguani taksat deri tek vendi ku të......

Turqia “pushton” Malin e Zi - Pjesa më e madhe e bizneseve të huaja me pronarë turq dhe rusë
Turqit vërshojnë në Malin e Zi. Vitin e kaluar, në Mal të Zi kishte 18.400 kompani me pronësi të huaj, që është 25.4 % më shumë se në vitin 2021, sipas të......

Gjermania, 20 miliard euro për prodhimin e çipave - Objektivi, nxitja e sektorit të teknologjisë në vend
Qeveria gjermane planifikon të investojë 20 miliardë euro në prodhimin e çipave dhe në këtë mënyrë të nxisë sektorin e teknologjisë në vend. Berlini do të......

Amerikanët i “rrëmbejnë” Europës biznesin fitimprurës - Beteja për riciklimin e baterive të automjeteve elektrike
Ligji i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit ka qenë një pengesë në marrëdhëniet SHBA-BE për muaj të tërë. Përkatësisht, Bashkimi Europian akuzon SHBA-në se me......

Projekti i crypto për skanimin e syrit - Worldcoin nis përhapjen globale të shërbimeve të tij
Worldcoin, startup-i i kriptove të Sam Altman-it për skanimin e syrit, ka filluar përhapjen globale të shërbimeve të tij për të ndihmuar në ndërtimin e një......