Bota Postuar më 25 Korrik 2023, 11:47

Amerikanët i “rrëmbejnë” Europës biznesin fitimprurës - Beteja për riciklimin e baterive të automjeteve elektrike

Nga SCAN TV
Amerikanët i “rrëmbejnë” Europës biznesin

Ligji i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit ka qenë një pengesë në marrëdhëniet SHBA-BE për muaj të tërë. Përkatësisht, Bashkimi Europian akuzon SHBA-në se me këtë ligj dëshiron ta zhvendosë pjesën më të madhe të industrisë së teknologjisë së lartë nga BE-ja në territorin amerikan, kryesisht përmes stimujve që ofron.

Një nga klauzolat e ligjit është ai që synon të vendosë SHBA-në në qendër të riciklimit të baterive të automjeteve elektrike. Kjo dispozitë synon më shumë të minojë dominimin e Kinës, por do të ketë efekte negative edhe në BE.

Ligji përfshin një klauzolë që kualifikon automatikisht materialet e baterive të ricikluara në SHBA si amerikane dhe - të pranueshme për subvencione, pavarësisht nga origjina e tyre. Kjo është e rëndësishme sepse kualifikon prodhuesit e automjeteve që përdorin materiale të ricikluara të baterive në SHBA për stimuj për të prodhuar automjete elektrike.

Kjo përfundimisht mund ta bëjë më të vështirë për blerësit në vendet në zhvillim të blejnë automjete elektrike të përdorura. Kina kontrollon pothuajse të gjithë riciklimin e baterive të automjeteve elektrike në tregun global, i cili parashikohet të rritet nga 11 miliardë dollarë në 2022 në 18 miliardë dollarë deri në vitin 2028. Ndërsa gjithnjë e më shumë modele dhe sasi të automjeteve elektrike shfaqen në treg, ky biznes do të rritet.

Metalet në ato bateri, kryesisht litiumi, kobalti dhe nikeli, vlejnë mesatarisht midis 1 mijë dhe 2 mijë euro për automjet.

Ekspertët theksojnë se këto materiale mund të jenë në mungesë brenda pak vitesh pasi prodhuesit e automjeteve rrisin prodhimin e automjeteve elektrike. Megjithatë këto materiale mund të riciklohen pafundësisht pa humbur forcën e tyre.

Kjo ka inkurajuar kompanitë amerikane të shtojnë përpjekjet e riciklimit nga homologët e tyre të BE-së, të cilët janë fokusuar në detyrimin e një sasie minimale të materialeve të ricikluara në bateritë e ardhshme.

Në nivel global, ka të paktën 80 kompani të përfshira në riciklimin e automjeteve elektrike, me më shumë se 50 startup që kanë tërhequr të paktën 2.7 miliardë dollarë nga investitorët e korporatave, pothuajse të gjitha në gjashtë vitet e fundit.

Sasia e baterive EV të disponueshme për riciklim duhet të dhjetëfishohet deri në vitin 2030.

Përafërsisht 11.3 GWh e baterive arritën në fund të jetës në vitin 2022, dhe kjo pritet të rritet në 138 GWh deri në vitin 2030, ekuivalente me afërsisht 1.5 milion automjete elektrike. Bateritë e automjeteve elektrike mund të zgjasin 10 vjet ose më shumë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat