'Jemi në luftë': Kryeministri grek urdhëron evakuime të reja pasi era vijon të ndezë zjarre masive!

Evakuimet e fundit u urdhëruan në Rodosin jugor pasi 19,000 njerëz, kryesisht turistë, u zhvendosën me autobusë dhe varka gjatë fundjavës nga rruga e zjarrit që arriti në disa zona bregdetare nga malet e afërta. Ishte përpjekja më e madhe e vendit për evakuim në vitet e fundit.
"Ne jemi në luftë - plotësisht të fokusuar te zjarret," tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një debati në parlament. "Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne duhet të qëndrojmë në gatishmëri të vazhdueshme."
Ndihma vazhdoi të mbërrinte nga Bashkimi Europian dhe gjetkë, me avionët e zjarrfikësve nga Turqia fqinje që iu bashkuan përpjekjeve në Rodos, ku 10 avionë që hidhnin ujë dhe 10 helikopterë që gumëzhinin mbi flakë deri në pesë metra të larta, pavarësisht dukshmërisë së ulët.
Temperaturat arritën të hënën në 40 gradë Celsius në pjesë të kontinentit grek, një ditë pasi u ngritën deri në 45 gradë.
Evakuime u urdhëruan gjithashtu gjatë natës në ishullin perëndimor të Korfuzit, ku më shumë se 2,000 njerëz u zhvendosën të sigurt nga toka dhe deti, si dhe në ishullin Evia dhe në një zonë malore në rajonin jugor të Peloponezit.
- Zjarret shkatërruese po vazhdojnë të përfshijnë Greqinë për të gjashtën ditë radhazi.
- Janë urdhëruar evakuime masive në disa ishuj grekë, me dhjetëra mijëra të dërguar në siguri.
- Temperaturat e forta dhe erërat e forta pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.
- Vende nga e gjithë bota i kanë dërguar mbështetje kombit të prekur nga zjarri.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Bitcoin thyen rezistencën prej 30 mijë dollarësh - InQubeta ‘rrëmben botën e kriptove’ të AI me mbi 1.7 milion dollarë të mbledhur
Projekti InQubeta (QUBE) ka mbledhur mbi 1.7 milionë dollarë deri më tani, pasi investitorët po shfrytëzojnë mundësinë për të rritur investimet e tyre deri në......

Lufta në Ukrainë: Shefi i OKB-së i kërkon Rusisë të ringjallë marrëveshjen e grurit!
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrjen gjatë një fjalimi në Romë të hënën, në hapjen e një samiti tre-ditor të ushqimit. Me rënien e......

Zjarret në pyje: Mesdheu në pritje të uljes së temperaturave!
Mesdheu është ende i kërcënuar nga zjarret në pyje. Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njerëzish në Algjeri. Numri i të vdekurve nga zjarret......

Ministrja Krifca në samitin e OKB në Romë: Rezultate mbresëlënëse në Shqipëri nga lidhja e bujqësisë me turizmin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM) me ftesë......

“Importohen” punonjës nga Egjipti dhe India - Cilat shtete na “furnizojnë” më shumë dhe ku punësohen të huajt?
Mungesa e fuqisë punëtore në vend ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i ngritur nga bizneset, të cilët janë detyruar të importojnë punonjës nga jashtë. Por si......

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? - Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon
Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28......

Paraja jashtë bankave, vlera rekord në Qershor - Në total 403.7 miliardë lekë cash, nga 399,5 miliardë në muajin prill
Pas një rënie të lehtë në fillim të vitit, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar është rritur në mënyrë të dukshme për të arritur në vlera rekord në......

Sa borxhe duhet të “lajnë” kryebashkiakët e rinj? - Lista e bashkive me më shumë dhe me më pak detyrime
61 bashkitë në vend kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë tremujorit të dytë të vitit me 0.6 miliardë lekë, trend i cili mund të jetë nxitur......