Ministrja Krifca në samitin e OKB në Romë: Rezultate mbresëlënëse në Shqipëri nga lidhja e bujqësisë me turizmin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM) me ftesë të homologut Italian Francesco Lollobrigida, po merr pjesë në panelin e nivelit të lartë të sistemeve ushqimore të Kombeve të Bashkuara zhvilluar ditën e sotme në Romë në Itali.
Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.
Sipas njoftimit për media diskutimet u përqendruan dhe tek dieta mesdhetare, si një mënyrë e të ushqyerit, e cila lidhet fort me kulturën e traditat e vendeve mesdhetare, ku Shqipëria si një prej tyre, është kthyer në eksportues të rëndësishëm rajonal dhe evropian për frutat dhe perimet e freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit duke konkurruar me cilësi të lartë për shkak të forcimit të zinxhirit të vlerës.
Krifca, në fjalën e mbajtur në këtë samit të rëndësishëm, vuri theksin tek sfidat serioze me të cilat po përballen sistemet dhe tregjet ushqimore në të gjithë botën. Ajo theksoi se arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit.
Fjala e Plotë:
COVID-19, luahtje të tregut, ndryshime ekstreme klimatike, konflikte lufte. Në vitin 2023, përsëri jemi dëshmitarë të përdorimit të ushqimit për të negociuar politikisht. Tani është më shumë se kurrë është e domosdoshme për të përshpejtuar veprimet për arritjen e SDG-ve deri në vitin 2030.
Dhe mundësitë janë pikërisht këtu!
Hulumtimet e vazhdueshme tregojnë se respektimi i një diete mesdhetare ofron përfitime shëndetësore, por gjithashtu promovon prodhimin dhe të ardhurat e qëndrueshme, mbron biodiversitetin e pasur, përmirëson ndërveprimet njerëzore - ndërsa ushqimet zbulohen, ndahen dhe shijohen përmes lidhjes së njerëzve, komuniteteve, kulturës dhe historisë.
Kjo dhe shumë më tepër e bëjnë dietën mesdhetare një shembull të një oferte tradicionale që mbron shëndetin individual dhe kolektiv, respekton natyrën, i jep vlerë traditave lokale dhe promovon zhvillimin e biznesit, diversitetin, barazinë sociale dhe prosperitetin.
Në lidhje me përballimin e këtyre sfidave nga Shqipëria, Ministrja Krifca risolli në vëmendjen e kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ministrave së bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, modelin e zhvillimit bujqësor që po zhvillohet në Shqipëri.
Në Shqipëri kemi provuar shumë zgjidhje, por ajo që jep rezultate mbresëlënëse është një model i bazuar në diversifikimin e aktiviteteve në nivel ferme, që lidh bujqësinë me turizmin, duke rritur bukurinë e territoreve tona, duke nxitur një lidhje më të fortë me rrënjët për të rinjtë tanë.
Ky model mbështetet në forcimin dhe zgjerimin e njohurive në nivel ferme dhe integrimin në mënyrë të vazhduesme të inovacionit për të mundësuar produkte cilësisht më të mira dhe me vlerë të shtuar më të lartë.
Kjo është ajo që e ka bërë Shqipërinë eksportues të rëndësishëm rajonal dhe evropian të frutave dhe perimeve të freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit.
Në samit marrin pjesë kreu i Organizatës Botërore së Ushqimit, Qu Dongyn, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ministri italian i bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ministri japonez i bujqësisë, Katsumata Takaaki. Kreu i organizatës më të madhe të fermerëve në Italia Coldiretti, Ettore Prandini e shumë aktorë të tjerë botërorë të rëndësishëm për forcimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.
E . S / SCAN
Sondazh

“Importohen” punonjës nga Egjipti dhe India - Cilat shtete na “furnizojnë” më shumë dhe ku punësohen të huajt?
Mungesa e fuqisë punëtore në vend ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i ngritur nga bizneset, të cilët janë detyruar të importojnë punonjës nga jashtë. Por si......

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? - Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon
Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28......

Paraja jashtë bankave, vlera rekord në Qershor - Në total 403.7 miliardë lekë cash, nga 399,5 miliardë në muajin prill
Pas një rënie të lehtë në fillim të vitit, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar është rritur në mënyrë të dukshme për të arritur në vlera rekord në......

Sa borxhe duhet të “lajnë” kryebashkiakët e rinj? - Lista e bashkive me më shumë dhe me më pak detyrime
61 bashkitë në vend kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë tremujorit të dytë të vitit me 0.6 miliardë lekë, trend i cili mund të jetë nxitur......

Qershor-korrik, u emetuan 62.7 Mld lekë bono e obligacione - Nivele shumë të ulëta interesi për borxhin qeveritar, thuajse sa norma bazë e BSH
Qeverisë po i buzëqesh fati jo vetëm me borxhin e jashtëm, për shkak të mbiçmimit të lekut, por edhe me atë të brendëshmin, për shkak të normave shumë të ulëta......

Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!
Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në......

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......