Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët? - Vetëm 42% duan sektorin publik, nga 74% në 2015-ën. Jemi të fundit në rajon

Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28 pikë përqindje për ata që duan thjesht të punojnë në sektorin publik, dhe 18 pikë përqindje ata që duan të punojnë në një kompani publike. Kjo nomë na vendos në vend të fundit në rajon. Asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka një normë kaq të ulët të atyre që preferojnë të punojnë në “shtet”. Mesatarja e rajonit fiksohet pranë 53%.
Ndërkohë, 24% e shqiptarëve të anketuar preferojnë sektorin privat, ndërkohë që plot 34% nuk kanë asnjë preferencë ose refuzojnë të përgjigjen. Në vend të parë në rajon ndër popujt që duken më të dashuruar me punën në “shtet”, sipas anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë boshnjakët, me 64% të të anketuarve që e preferojnë. Pas tyre ndjekin serbët, me 63%, dhe malazezët me 58%. Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Shqipëria e vendit të fundit mbyllin renditjen e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor sipas preferencave që kanë, në shtet apo në privat.
Por, ajo që bie më shumë në sy nga shifrat është krahasimi me vitet e kaluara. Në vitin 2015, ishin 74% e shqiptarëve të anketuar të cilët preferonin të punonin në “shtet” dhe 26% në privat. Pavarësisht se kjo shifër për vitin 2015 ishte nën mesataren e rajonit, mbetet ndjeshëm më e lartë se sot.
Pra, në harkun e 8 viteve, përqindja e shqiptarëve që preferojnë të punojnë në shtet, krahasuar me sektorin privat ka rënë ndjeshëm. Madje këto shifra vijnë në një kohë që pagat në adminsitratën publike janë rritur ndjeshëm ose pritet të rriten, bazuar në prioritetet dhe politikat që po ndjek qeveria shqiptare.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Paraja jashtë bankave, vlera rekord në Qershor - Në total 403.7 miliardë lekë cash, nga 399,5 miliardë në muajin prill
Pas një rënie të lehtë në fillim të vitit, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar është rritur në mënyrë të dukshme për të arritur në vlera rekord në......

Sa borxhe duhet të “lajnë” kryebashkiakët e rinj? - Lista e bashkive me më shumë dhe me më pak detyrime
61 bashkitë në vend kanë rritur stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë tremujorit të dytë të vitit me 0.6 miliardë lekë, trend i cili mund të jetë nxitur......

Qershor-korrik, u emetuan 62.7 Mld lekë bono e obligacione - Nivele shumë të ulëta interesi për borxhin qeveritar, thuajse sa norma bazë e BSH
Qeverisë po i buzëqesh fati jo vetëm me borxhin e jashtëm, për shkak të mbiçmimit të lekut, por edhe me atë të brendëshmin, për shkak të normave shumë të ulëta......

Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!
Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në......

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......

Lamtumirë të nxehtit përvëlues! - Nga e mërkura temperaturat rikthehen në mesataren sezonale
E mërkura do të regjistrojë uljen e shumëpritur të temperaturave në vendin tonë me rreth 4-5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë......