Përfundon ndërtimi i çerdhes Nr. 4 "Pranverë" në Kamëz falë Programit "EU4Schools"!

Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në kontekstin e Programit “EU4Schools”.
Me 60 fëmijë, 8 edukatore dhe rreth 5,000 banorë të komunitetit si përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi për të ardhmen, çerdhja është ndërtuar nga e para sipas parimeve bazë “Ndërtojmë më Mirë” dhe “Ndërtojmë së Bashku”, duke përfshirë: riparimin & përforcimin e plotë të godinës bashkë me suvatimet e brendshme dhe të jashtme; termoizolimin e fasadës me sistem kapotë; rrjetin e brendshëm inxhinierik të pajisur me sistem elektrik cilësor; ndriçimin dhe sistemin ngrohje-ftohje qendrore me eficencë të lartë energjitike; CCTV, IT, rampa; furnizimin me ujë të ngrohtë nëpërmjet paneleve fotovoltaike; punime peizazhi, rinovim i oborrit, kënd lojërash etj.
44 objekte arsimore kanë përfunduar deri tani në kuadër të “EU4Schools”/"BE për Shkollat", ndërsa 14 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, duke synuar rindërtimin apo riparimin e 64 objekteve arsimore me 25,000 nxënës, fëmijë e mësues përfitues në total në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019.
E . S / SCAN
Sondazh

Pse Amerika ndaloi ndërtimin e pishinave publike?!
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme......

Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?
"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të......

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......

Lamtumirë të nxehtit përvëlues! - Nga e mërkura temperaturat rikthehen në mesataren sezonale
E mërkura do të regjistrojë uljen e shumëpritur të temperaturave në vendin tonë me rreth 4-5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë......

SHBA, në rrezik recesioni - Situata do të zgjasë deri në vitin 2024
Një indeks i krijuar për të gjurmuar ndryshimet në ciklet e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi rënie për të 15-in muaj radhazi në qershor, duke......

Prodhuesit e ushqimeve në Britani ulin çmimet - Për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2020
Në muajin qershor, prodhuesit e ushqimeve dhe pijeve në Britaninë e Madhe ulën çmimet e tyre, për herë të parë në të paktën tre vjet, sipas një sondazhi nga......

Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të jetë një gërmë e vetme “X”
Elon Musk u shpreh se ka në plan të ndryshojë logon e Twitter në një "X" nga simboli i tij i famshëm i zogut blu, duke shënuar atë që do të ishte ndryshimi më......

BE vendos viza për amerikanët dhe britanikët - Aplikimi do të mund të kryhet në platformën online
Bashkimi Europian po kërkon të zbatojë Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit - ETIAS, i cili do të zbatohet për udhëtarët nga vendet......