Çfarë është prodhimi i energjisë agrovoltaike miqësore me mjedisin?

"Agrivoltaik" është një term i ri, i lindur me mijëvjeçarin e ri, i cili përshkruan një mënyrë inovative të prodhimit të energjisë, e marrë falë instalimit të paneleve diellore në fushat që përdoren për kullotje dhe bujqësi. Rezultati i arritur është maksimizimi i përdorimit të tokës me përfitime reciproke për të gjitha aktivitetet e përfshira.
Projektet agrovoltaike përfshijnë instalimin e paneleve fotovoltaike në strukturat e ngritura të paktën dy metra mbi tokë, falë të cilave është e mundur të shfrytëzohet në maksimum shtegu i diellit në qiell, duke optimizuar këndin e incidencës së rrezatimit dhe duke rritur prodhimin e energjisë elektrike.
Fushat e ngritura në këtë mënyrë krijojnë gjithashtu kushte të veçanta mikroklimatike, të cilat tentojnë të përmirësojnë rendimentin e disa kulturave të përzgjedhura, të ofrojnë zona me hije për bagëtinë gjatë muajve më të nxehtë, të reduktojnë nevojën për ujitje dhe të favorizojnë një qëndrueshmëri më të madhe të veprimtarisë bujqësore.
Rendimenti mund të rritet nga 20% në 60% në varësi të prodhimit: kulturat si specat, për shembull, mund të regjistrojnë një rritje prej 60%, ndërsa kulturat foragjere mund të arrijnë një efikasitet prej më shumë se 40%.
Përveç përfitimeve të përshkruara, agrivoltaikët ofron edhe perspektiva interesante për zhvillimet e ardhshme: infrastruktura e nevojshme për instalim lehtëson pozicionimin e sensorëve përgjegjës për mbledhjen e të dhënave, duke i hapur rrugën një bujqësie më inteligjente bazuar në analizat shkencore të tokës, me efekte pozitive në përdorimin e plehrave dhe ujitjes, duke lehtësuar trajtimet specifike dhe duke ndihmuar kështu në uljen e ndikimit të aktiviteteve bujqësore.
Projektet tashmë funksionale, si dhe ato në shqyrtim për të ardhmen, synojnë gjithashtu mbrojtjen e faunës dhe biodiversitetit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Goldman Sachs: Kërkesa e lartë rekord për naftë do të nxisë deficite të mëdha duke rritur çmimet!
Goldman Sachs pret që kërkesa rekord në tregjet e naftës të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar në afatin e afërt. “Ne presim deficite mjaft të konsiderueshme......

Lamtumirë të nxehtit përvëlues! - Nga e mërkura temperaturat rikthehen në mesataren sezonale
E mërkura do të regjistrojë uljen e shumëpritur të temperaturave në vendin tonë me rreth 4-5 gradë Celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e Hënë......

SHBA, në rrezik recesioni - Situata do të zgjasë deri në vitin 2024
Një indeks i krijuar për të gjurmuar ndryshimet në ciklet e biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi rënie për të 15-in muaj radhazi në qershor, duke......

Prodhuesit e ushqimeve në Britani ulin çmimet - Për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2020
Në muajin qershor, prodhuesit e ushqimeve dhe pijeve në Britaninë e Madhe ulën çmimet e tyre, për herë të parë në të paktën tre vjet, sipas një sondazhi nga......

Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të jetë një gërmë e vetme “X”
Elon Musk u shpreh se ka në plan të ndryshojë logon e Twitter në një "X" nga simboli i tij i famshëm i zogut blu, duke shënuar atë që do të ishte ndryshimi më......

BE vendos viza për amerikanët dhe britanikët - Aplikimi do të mund të kryhet në platformën online
Bashkimi Europian po kërkon të zbatojë Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit - ETIAS, i cili do të zbatohet për udhëtarët nga vendet......

"Proces i Romës" - Meloni ndërton aleancë me rreth 20 vende për të trajtuar migracionin e paligjshëm
Kombet nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Afrika ranë dakord për të tentuar të ngadalësojnë migrimin e paautorizuar dhe për të trajtuar disa nga presionet që i......

Ky qytet europian u shpall përsëri qyteti më i jetueshëm në botë!
A keni vizituar ndonjëherë një qytet dhe jeni larguar me një atmosferë kaq të mirë prej tij, saqë filloni menjëherë të kontrolloni listat e pronave dhe......