Prodhuesit e ushqimeve në Britani ulin çmimet - Për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2020

Në muajin qershor, prodhuesit e ushqimeve dhe pijeve në Britaninë e Madhe ulën çmimet e tyre, për herë të parë në të paktën tre vjet, sipas një sondazhi nga Lloyds Banking Group. Ulja, e cila vjen si pasojë e depërshkallëzimit të kostove, do të jetë një lehtësim për familjet, të cilat tashmë po përballen me krizën e kostos së jetesës, por edhe me rritjen e kostos së kredive të tyre hipotekore, për shkak të rritjes së normave të interesit. Në Britani, inflacioni mbetet në nivelin 8.7%, katër herë më i lartë se objektivi prej 2%.
Është hera e parë që prodhuesit e ushqimeve ulin çmimet që u vendosin shitësve me shumicë dhe pakicë që nga shkurti i vitit 2020. Në maj ata raportuan se kostot e tyre të prodhimit kishin rënë për herë të parë që nga viti 2016, një trend që vazhdoi në qershor pasi çmimet globale të produkteve ushqimore bazë u ulën me 1.4% gjatë muajit.
Sipas ekspertëve ky mund të jetë një lajm i mirë për rrugën e ardhshme të inflacionit të ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithësesi ka të ngjarë të kalojë pak kohë para se të shihet ndonjë efekt pozitiv në çmimet që konsumatorët paguajnë në para.
Jashtë sektorit të ushqimeve dhe pijeve, presionet inflacioniste mbetën të forta, sipas Lloyds' UK Sector Tracker. Ndërsa gjashtë nga 14 sektorët e ekzaminuar tregojnë një rënie të kostove të prodhimit, shumë biznese raportuan një rritje të kërkesës. Kështu, numri i kompanive që raportuan rritje të çmimeve për të përballuar kërkesën e fortë të klientëve u rrit 4.3 herë mbi mesataren afatgjatë, nga 2.5 herë në maj.
Kjo mund të shqetësojë Bankën e Anglisë, e cila po rrit normat e interesit që nga fundi i vitit 2021 në një përpjekje për të ulur kërkesën dhe për të rikthyer inflacionin në objektivin e saj prej 2%.
Megjithatë, shenjat se prodhuesit e ushqimit kanë filluar t'i kalojnë reduktimet e tyre të kostos tek konsumatori pritet të lehtësojnë shqetësimet për situatën në të cilën disa kompani përdorin inflacionin si justifikim për të rritur marzhet e tyre të fitimit. Kjo e fundit është në fokusin e një hetimi nga komiteti përkatës i Parlamentit Britanik, si dhe nga Komisioni i Konkurrencës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Elon Musk zhduk “zogun blu” nga Twitter - Logoja e re do të jetë një gërmë e vetme “X”
Elon Musk u shpreh se ka në plan të ndryshojë logon e Twitter në një "X" nga simboli i tij i famshëm i zogut blu, duke shënuar atë që do të ishte ndryshimi më......

BE vendos viza për amerikanët dhe britanikët - Aplikimi do të mund të kryhet në platformën online
Bashkimi Europian po kërkon të zbatojë Sistemin Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit - ETIAS, i cili do të zbatohet për udhëtarët nga vendet......

"Proces i Romës" - Meloni ndërton aleancë me rreth 20 vende për të trajtuar migracionin e paligjshëm
Kombet nga Mesdheu, Lindja e Mesme dhe Afrika ranë dakord për të tentuar të ngadalësojnë migrimin e paautorizuar dhe për të trajtuar disa nga presionet që i......

Ky qytet europian u shpall përsëri qyteti më i jetueshëm në botë!
A keni vizituar ndonjëherë një qytet dhe jeni larguar me një atmosferë kaq të mirë prej tij, saqë filloni menjëherë të kontrolloni listat e pronave dhe......

SHBA më në fund po marrin sistemin e tyre të parë të kanaleve diellore!
Në vitin 2015, toka e thatë e Kalifornisë po pësonte vitin e katërt të thatësirës. Guvernatori i atëhershëm Jerry Brown urdhëroi një reduktim të paprecedentë......

Korfuzi nis evakuimin pasi zjarret përfshijnë Greqinë!
Korfuzi dhe Evia janë bërë ishujt më të fundit grekë që kanë urdhëruar evakuime, pasi zjarret e egër kanë përfshirë vendin. Të dielën, njerëzve në zonat e......

26 Korriku afati i fundit i kuponave të “Aleat” për karta ID ose pasaporta biometrike – Nga 1 Gushti shërbimi ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme ka njoftuar mbi përfundimin e kontratës koncesionare të prodhimit të dokumenteve......

Konservatorët kryesojnë pas zgjedhjeve në Spanjë
Sipas prognozave të para, partia konservatore spanjolle, PP e kreut të opozitës, Alberto Nunez Feijoo ka fituar zgjedhjet parlamentare në Spanjë. Konservatorët......